VIDEO/ Publikohen pamjet e fundit të Ervis Martinajt: Shoqërohej nga një vajzë dhe Jeton Lami

21 Shtator 2022, 19:47Kronika TEMA

VIDEO/ Publikohen pamjet e fundit të Ervis Martinajt: Shoqërohej nga

Janë publikuar për herë të parë pamjet kur i shumëkërkuari Ervis Martinaj  është shfaqur për herë të fundit në publik. Prej disa kohësh ai rezulton i zhdukur dhe nuk ka asnjë informacion për të.

Pamjet janë publikuar nga emisioni “Në Shënjestër” në Neës24, ku shihet Ervis Martinaj i veshur me bluzë bardhë dhe pantallona të zeza dhe dy persona të tjerë që e shoqëronin. Njëri është efektivi Jeton Lami dhe personi tjetër është mikesha e të shumëkërkuarit Martinaj.

Ervis Martinaj është filmuar nga kamerat e sigurisë të një hoteli luksoz në Durrës mbrëmjen e 5 gushtit, pesë ditë para se të denoncohej zhdukja e tij.

“Më pas silueta e mbretit të kumarit është shfaqur në një tjetër kamera sigurie në kryeqytet, në pallatin ku banon edhe prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë”, thotë gazetarja Klodiana Lala, duke theksuar se pallati ku ai doli për herë të fundit ishte i rrethuar nga forcat e Gardës së Republikës.

Autoritetet nuk e kanë ende një përgjigje për fatin e babait të 4 fëmijëve të mitur, ndërsa kryeministri Edi Rama ka theksuar së fundmi se e kanë një përgjigje për këtë çështje, por duhet mbështetur në prova.

Por ai nuk ka saktësuar nëse i shumëkërkuari e ka inskenuar ngjarjen apo është rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët e shumtë.





7 Komente

  1. t
    tironsi

    jeni shume gazete serioze.duke u mare me nje nje kriminel ,, qe duhet te ishte eleminuar me kohe dhe mos te harxhinte jrin kote,,

    1. B
      Bledi

      Shqiptaret e ndjekin kete histori vetem per te ditur emrin e vajzes ose te atij qe merrte leket apo ai qe e komandonte dhe e mbronte kete Visin. Per vete Visin nuk e rru njeri trapin se keshtu jemi gatuar. Shumica do kenaqen po ta shofin copa copa trupin e ketij . Rrace e çuditeshme barbare.Spéciale. Do i lutesha redaksise ti botonte emrin vajzes per kenaqedi te lexiesve barbare

      1. A
        Ardiana

        PA MERAK SE E KAN NXJERR GAZETARET INVESTIGATIV QE ESHT MIS DURRESI, POLICIA KOT ESHT SHYQYR QE KEMI KETA QE DALIN E BEJN BLA BLA, SE AS NUK DO NJERI TA DI SE CFAR KA NDODHUR PO SA DASHNORE VIPE KA PASUR OER KETO TE PARET JAN SI GRAT SI BURRAT ME LLAFE TAMAM LLAPAQEN BASHK ME GAZETARUCET QE NUK E HAPIM DOT TV NE ASNJE VEND SE VETEM KETA DHE CESHTJA E KETIJ TE BASTEVE, SE U RRIT BUKA, DHE PSE U RRITEN USHQIMET NUK DUAN TJA DIN NGOPEN ME THASHETHEME BAXHELLASH ,KRIMINELASH DHE POLITIKAN HAJDUT .

      2. J
        Jamkegen malltezi

        Dergojani sali kriminelit se fliste sot dhe deputetet ndegjonin si guaker sidomos sy gerdoqa vokshi....

        1. L
          Lala i Lushnjes

          O na rrofshi sumën, thoshte xha Lazja kur nuk i pëlqente muhabeti, i fuste një shurrë dhe ikte. Një shtet që mban shpresë të mbijetoj duke pastruar kriminelët njëri tjetrin se vet i jan fishkur koqet, vari torbën. Me urat që u rrëzuan nga shiu ç'u bë? Ai blektori që i dogji rrufeja mullarër me dëngje gjeti bar gjë? Ajo fshatarka e asaj malokes që do vrasi Edi Ramën, ( me autorizim nga Sala) polli me bagëtitë apo është akoma materiteti i Enverit në Iballë? Të qafsha moj shegë se na ngeli plënci varur.

          1. L
            Loni ish dashnori i Grides

            Na çate karin me kriminelet...kujt po i rruhet cfare i ndodh nje katunari kriminel...nerrunu me wente Berisha e Meta-j qe jane rreziku i vendit

            1. l
              lexues

              Pamjet jane shume te qarta.Gazetare rrota cari,qe kane 3 muaj qe i rrotullojn e lajmet nje here ne ligjerate te drejte e tjetren ne te zhdrejte,pasi i qijne ne bythe pronaret nese nuk bejne dhjete lajme ne dite

              Lini një Përgjigje

              Blog Tema