Në burg për vrasjen e 4 policëve, por "Pedagogu" Dritan Dajti bën pajtuesin e gjaqeve nga qelia në Peqin

21 Shtator 2022, 17:49Kronika TEMA

Në burg për vrasjen e 4 policëve, por "Pedagogu" Dritan

Reperi Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, ka treguar arsyen madhore pse vendosi t'i jepte fund armiqësisë me Noizyn (Rigels Rajku), pas pamjeve të sherrit që bënë xhiron e rrjetit.

Në një intervistë për gazetaren Fjodora Fjora, Cllevio ka treguar se Noizy ka shkuar ka takuar në burgun e Peqinit, Dritan Dajtin, një ndër emrat më të njohur të botës së krimit në vend, dhe pas këtij takimi, Cllevio ka vendosur të mos e shajë më.

Cllevio flet shpesh herë në rrjetet sociale për "mësimet" që ka marrë nga Dritan Dajti, të cilin e thërret me nofkën "Pedagogu".

"Nuk la njeri pa kapur për të mbyllur muhabetin, në fund fare shkoi në burgun e Peqinit takoi pedagogun tim dhe më tha pedagogu mua lere".

Për Dritan Dajtin e ke fjalën?

Po. E ka takuar dhe është futur Tani dhe nuk ia prish dot. Edhe mund t'ia prish, por problemi është se më ndëshkon ai mua pastaj dhe unë nuk dua që të më ndëshkojë ai. Të tjerët le të më ndëshkojnë, por nga ai nuk dua kurrë. Është futur ai, por mua nuk më mbajnë nervat ndonjëherë se i nxjerrin pamjet, ma sjellin videon në internet." tha Cllevio.

Dritan Dajti qëndron në qeli që prej vitit 2009, pasi akuzohet për vrasjen e katër efektive të policisë. 

Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë nga Dajti, në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009.

Efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

4 Komente

  1. P
    Pensionist pa pension

    Pse nuk merret SPAk me kete vrasje te 4 policeve? Dritan Dajti u gjykua nga gjykates e Prokuror te Agron Kulicajt, bashkpunetor i Dritan Dajtit.

    1. T
      Toni

      Edhe ky [email protected]@a nga sukthi po kriminelat ngrika ne piedistal... hajt ne djall shkofsh dhe ti zorrazhi.

      1. B
        Bledi

        Po keto reperat sa vrasje kane bere? Apo zihen ne rrjet dhe shajne ne emisione haha .Me kujtojne nene Sanien tek Çmendina dublim

        1. 1
          19

          Hajde shtet hajde kan frik nga nje njeri i pa vlere.ku eshte ambasada amerikane se per shullazin bet namin qe ska ber asgje .ne krahasim me te tjeret .

          Lini një Përgjigje