Betimi i “Princit Damian”, pastaj vdekja pushtoi rrugët e Shqipërisë: Si nisi “gjuetia” ndaj grupit të Ervis Martinajt

22 Shtator 2022, 14:55Kronika TEMA

Betimi i “Princit Damian”, pastaj vdekja pushtoi rrugët e

Policia dhe prokuroria dyshojnë se klani Duka është një ndër grupet që ka qenë aktiv në vrasjen e shokëve të Ervis Martinajt dhe hartimin e planit edhe për ekzekutimin e tij duke ndjekur lëvizjet brenda dhe jashtë vendit përmes rekrutimit të personave që kanë dijeni në agjenci turistike si edhe Policinë e Shtetit.

Leonard dhe Erlis Duka kishin ngritur “perandorinë” e tyre që operonte kryesisht në zonën veri-lindore të Tiranës, por gjithçka ndryshoi në raportet e tyre me grupin e Martinajt, ku sipas emisionit “Në shënjestër”, ky i fundit mori peng dhe dhunoi fizikisht babanë e tyre për shkak të rivalitetit mes tyre në tregun e lojërave të fatit.

Vëllezërit Duka nuk ia falën këtë Martinajt dhe filluan vrasjen e personave pranë tij. Ekzekutimi më i famshëm ishte ai i policit Santiago Malko në rrugën “Xhanfize Keko” në gusht të vitit 2019 në Tiranë. Malko ishte një ndër personat më të afërt të Martinajt, me të cilin nisi edhe saga e ekzekutimeve ndaj njerëzve të “bosit të lojërave të fatit”.

 

Dukajt thuhet se ishin betuar deri në elemiminin e ushtarit të fundit të Martinajt dhe vetë kundërshtarit të tyre më të madh. Për ata që e njohin, e dinë se Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që ka 37-vjeçari.

Duket se këto të fundit, ku në lojë janë qindra milion euro në vit si edhe hakmarrja e vëllezërve Duka janë ato që sollën vrasjet e vazhdueshme të njerëzve të Ervis Martinajt duke çuar sëfundmi edhe në zhdukjen e tij. Policia nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi fatin e Martinajt, por dyshohet se ai është kapur nga kundërshtarët e pajisur me shumë para dhe një skuadër vdekjeje në dispozicion duke u nxjerrë tërësisht nga loja.

Saga e vrasjeve


I pari nga grupi i Martinajt u vra Santiago Malko. Këtë të fundit, SPAK thotë se e qëlloi vlonjati Fatmir Hyseni, i njohur si “Doqja”. Por vrasja e Malkos, do të ishte vetëm fillimi i fundit të pandalshëm të eleminimit të grupit të Ervis Martinaj.

Një tjetër vrasje brenda radhëve të grupit të Martinaj, që do të shënjonte sinjalin se ditët e arta të një perandorie kishin nisur perëndimin e tyre. Më 30 maj 2020, një tjetër atentat, këtë herë brenda një hoteli, në aksin Mamurras-Lezhë, do ti merrte jetën biznesmenit Bujar Lika dhe mikut të tij, Paulin Gjergji.

Lika, që ishte mik i ngushtë me Ervis Martinaj. Atentat që shpejt do të pasohej nga i radhës. Dhe që do të trondiste edhe njëherë fuqishëm grupin e Martinaj. Viktimat këtë herë brenda këtij grupi, do të ishin Erigers Mihasi dhe miku i tij Armand Dumani.

Ata u ekzekutuan barbarisht më 13 nëntor 2021, në Tiranë, në zonën e Unazës së Re, brenda makinës së tyre. Eleminim i ushtarëve të Martinaj që do të kryhej publikisht,në sytë e dhjetra pasagjerëve që sapo zbrisnin nga urbani i linjës së Tiranës së Re.

Por teksa viti kalendarik dukej se do të mbyllej pa humbje të tjera në radhët e grupit të Martinaj, një tjetër viktimë brenda këtij grupi do të përmbyllte ciklin vjetor të hakmarrjes së egër që tashmë ishte e dukshme.

Can Karriqi, edhe ky një ushtar i Ervis Martinaj. I cili u ekzekutua më 23 dhjetor 2021, në Kamëz, brenda një makine. Dyshimet për këto krime ranë mbi Klanin Duka. Por duket se Martinaj, nuk kishte llogari të hapura vetëm me këtë Klan. Por edhe me të tjerë grupe apo familje, me të cilat tashmë i ndante gjaku.

Më i fundit i eliminuar nga grupi i Martinajt ishte Brilant Martinaj në korrik të këtij viti në Fushë Krujë. Pas tij u pasua me zhdukjen e Ervis Martinajt. /abcnews.al

7 Komente

  1. T
    Taulant

    Shikoni pse u lejuan lojerat e fatit sa u zhduk Martinaj. Ka dore policia e shteti ne kete vrasje. Eshte me e thelle puna . Shqiperia drejtohet nga nje kryeminister qe drejton nje shtet shnderruar ne 'grup te strukturuar kriminal'.

    1. S
      Shqiptari USA

      Po mer trap ke te drejte por, i vetmi person qe e di mire se car po ndodh eshte kryehalja e Shqiperise Sali. Pyet me perpara ate dhe Liken se e dine mire per car behet fjale.

      1. Roberto

        O Taulant ! Kjo gjendje nuk u krijua sot por ka qe nne kohen kur Saliu vuri kemben ne pushtet dhe bandat gjeten terren ne ate kohe keshtu qe normal tani eshte e veshtire qe te sh'besh keto klane. Grupet mafioze ekzistojne ne Shqiperi dhe po hane kokat e njeri-tjetrit.Eshte shume e vertete qe ka plot te inkriminuar ne polici sepse jane ata qe dekonspirojne aksionet prandaj ketu ecin punet "vaj".

        1. M
          Monika

          ... populli beson te kunderten e plehrave qe nxjerr nga goja Perbindeshi i Vicidolit, Doktor Sali Mortja.

        2. T
          The Truth

          Bravo "Taulant apo Tualet" nxenesi me i vemendeshem i kanibalit Berishe.

          1. T
            Totololi

            "Princi Damian", halera, kriminele, qelbesira, debila, bythqira, shkerdhata, moterqira etj,etj, por me fantazi ama.

            1. a
              asd

              Nga fytyrat, duken te tre si princa!

              Lini një Përgjigje