Zbardhet DOSJA e Prokurorisë: Ervis Martinaj u vra, pasi u nxorr në pritë nga një femër

22 Shtator 2022, 19:09Kronika TEMA

Zbardhet DOSJA e Prokurorisë: Ervis Martinaj u vra, pasi u nxorr në

Indiciet e pakta dhe hipotezat e shumta për fatin e ish-bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj kanë ngritur një thashethemnajë mediatike, që deri tani institucionet nuk kanë arritur ta qartësojnë.

Lapsi.al shkruan se në rreshtat e parë, prokuroria shkruan se Martinaj është rrëmbyer dhe është vrarë nga persona të paidentifikuar, pasi u fut në kurth nga një femër.

“Më datë 10.08.2022 shërbimet e policise giyqesore te DVP Lezhe, dhe të Komisariatit te Policise Kurbin, kanë marrë informacion nga një burim konfidencial se shtetasi Ervis Mustafa Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues ne Fushë- Kuqe, Kurbin, dyshohet se është rrëmbyer dhe ekzekutuar nga kundërshtarët e tij, pasi është tradhëtuar e nxjerrë në pritë nga një femër në proces verifikimi.

Sipas të dhënave të administruara në rrugë operative, dyshohet se shtetasi Ervis Martinaj, mund të jetë rrëmbyer në qytetin e Durrësit dhe më pas të jetë vrarë, nga persona të paidentifikuar” shkruan prokurori në dosjen, ku përmend edhe denoncimin e familjarëve.

Ata i referohen dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe konfliktit që sipas tij ekzistonte me Indrit Doklen mes dy grupeve kriminale. Në kallëzimin penal, njësoj si xhaxhai edhe babai i Ervis Martinajt përmendin Indrit Doklen si të dyshuarin kryesor për ngjarjen.

“Shprehet se dyshon se zhdukja e tij ka lidhje me grupe kriminale dhe individe qe i ka perfshire Dumani, ku ne kete histori eshte edhe Indrit Dokle, i cili mund te kene organizuar gjithcka lidhur me zhdukjen e nipit, Ervis Martinaj. Në vijim ne lidhje me kallzimin ne fjale eshte pyetur edhe vete babai i Ervisit, shtetasi Mustafe Martinaj.

Ai ka deklaruar se per here te fundit me djalin ka kontaktuar nje njeriu i tij i afert, ne oren 19.30 te adtes 09.08.2022. Pas kesaj ore ai nuk ka qene ne linje. Zhdukja e tij sipas mendimit te tij, i takon ores 19.30 deri ne oren 22.00 te dates 09.08.2022. Deklaron se nuk ka dijeni per vendin dhe njerezit ge kane marre pjese dhe se ku. I afermi qe ka kontaktuar djali i tij, nuk ndodhet ne Shqiperi dhe me sa ka dijeni djali nuk ka numer shqiptar.

Thekson se zanafilla e kesaj ngjarje lidhet me shpalljen e Ervisit ne kerkim per krime te trilluara nga Dumani. Sqaroj se nderprerjen e komunikimit dhe te zhdukjes se djalit time kam marre vesh nga i afermi im i cili jeton jashte shtetit. Shprehet se dyshon se Ervisit mund ti kete ndodhur dicka e keqe nga grupe kriminale” thuhet në dosje.

9 Komente

  1. D
    Demokrati topoxhixho

    Cila ishte ajo femer

    1. S
      Suksese te metejshme

      Ja kështu pastrohen gjurmët. I pastron prokuroria vetë. KPKja shqiptare që pastroi Habilaj me hotel plotësisht funksional dhe që askush nuk flet se cfare ndodhi me sekuestrimin dhe me Evisin tani që milionat nuk humbasin dhe hetimet pushohen. Shtet I mbaruar pa pikën e drejtësisë.

      1. M
        Moisi Golemi

        Lapsi mashtron. Në "dosjen" e Prokurorisë shkruhet se DYSHOHET se është vrarë. Por këta të Lapsit, si portal i Berishës që janë, duan ta deklarojnë si të vrarë. Ndërkohë që ai është duke bërë pushime diku jashtë, me identitet tjetër dhe operacion plastik.

        1. N
          Nik

          ... nga Bubai shkoi ne Maldive... per me tej nuk ka me gjurme!

        2. P
          Prec Doda

          Ervis Martinaj eshte gjalle , i fshehur. Kundershtaret po ta kishin vrare, do e perdornin si trofe, do e deklaronin , nuk rri maloku pa shitur ment, kur e vret kundershtarin. Keto versione i shkruan Sali Berisha dhe fisi i Ervis Martinaj, se kerkojne te mos e gjej policia.

          1. J
            Jari

            O Lapsi !, do i ngelet qejfi Klodi Seksit dhe Tan Skuthit, per ketë informacion, se vetëm ata dinë për botën e errët te Vis Martini, ata të dy janë llumi i gazetarisë sonë.

            1. V
              Vranakonti

              Ervis Martinaj eshte shendosh e mire si kokrra e molles.Eshte porosia e vete Matinaj qe te propagandohet si i zhdukur. Madje,kete porosi e ka edhe Sali Berisha qe po mbron dhe po flet sot se ai eshte zhdukur. Qellimi i Martinaj eshte qe ai te jetoi jashte vendit dhe te jete i sigurt me mbylljen e dosjes se tij si i vrar nga kundershtaret.

              1. P
                Pordha

                Okay, por prokuroçia duhet që ti identifikojë se kush janë keta persona sepse kjo êshtê puna e prokuroçisë tonë

                1. N
                  Ndrea

                  Prokuroia punon me fakte, jo me shpifjet e gerdalles Sali Berisha

                Lini një Përgjigje