E mitura shqiptare gjendet e pajetë ngjitur me pemën, babai: Dua të vërtetën

23 Shtator 2022, 09:24Kronika TEMA

E mitura shqiptare gjendet e pajetë ngjitur me pemën, babai: Dua

“Dua që të mësoj të vërtetën nëse ishte një lojë që përfundoi keq apo persona të tjerë i kanë bërë keq fëmijës tim”. Ky është apeli i babait të një 12-vjeçareje shqiptare, e cila u gjet e pajetë në kopshtin e banesës në Conegliano në Treviso. Siç shkruajnë disa media italiane deri më tani hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë, as atë të vetëvrasjes.

“Nuk mendoj se bëhet fjalë për bullizëm. Ajo ishte e lumtur dhe nuk kishte telefon. Nuk akuzoj asnjë njeri, dua të vërtetën”, shprehet babai.


Tragjedia ndodhi të premten e kaluar (16 Shtator) në kopshtin e banesës. 12-vjeçarja kishte pak muaj që ishte transferuar në Conegliano së bashku me familjen. Më 12 Shtator ajo kishte nisur që të shkonte në një shkollë në Coneglianese.

Mësohet se para ngjarjes vajza ka qenë në shtëpi me familjen. Ajo doli në kopsht për të luajtur me vëllain më të vogël dhe më një shok tjetër. Trupi i pajetë u gjet pa jetë ngjitur një peme. Dyshohet se vajza vuante nga një formë e rëndë e depresionit shkaktuar nga zhvendosja e familjes së saj nga Shqipëria drejt Italisë.

Ajo nuk fliste as italisht dhe autoritetet dyshojnë se kjo mund të ketë qenë një tjetër arsye që mund të ketë shkaktuar izolimin nga pjesa tjetër e shoqërisë së saj. Megjithatë, hetimet pritet të zbulojnë misterin që fshihet pas kësaj ngjarjeje tragjike

2 Komente

  1. L
    LORA

    Eshte nje nga pasojat tragjike te emigrimit per mbijetese. Dhimbje per jeten e humbur dhe plagen pa sherim te prinderve te saj.

    1. a
      asd

      Nuk vdes njeri nga depresioni, aq me pak ne 10 minutat qe femija ka dale te luaje per qejf.

      Lini një Përgjigje