
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka deklaruar këtë të premte se për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj policia është duke punuar dhe se do të flasë me fakte e prova.
“Strukturat kundër kriminalitetit janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim me fakte dhe prova”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se Policia e Shtetit nuk mund të flasë pa pasur prova.
Ervis Martinaj, i njohur si ‘mbreti’ i lojërave të fatit, është zhdukur prej 40 ditësh.
Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do kemi një përgjigje për fatin e tij. Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha para gazetarëve se Rama e di ku ndodhet ‘mbreti’ i lojërave të fatit’ dhe akuzoi Prokurorinë se nuk po vepron.
Askush nuk po ju thote te flisni pa prova e fakte, por gjejini se per kete pune paguheni.