
Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në Pratos të Italisë, pasi është kapur kokainë dhe hashash.
Së bashku me të është arrestuar dhe një romun në moshën 22-vjeçare.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane 38-vjeçari shqiptar u ndalua në Masiano di Pistoia teksa po drejtonte një mjet tip Porsche, me vlerë mbi 100 mijë euro, të cilën e kishte të regjistruar në emër të babait të tij.
Brenda makinës policët zbuluan dy kilogranë kokainë, si dhe 19.5 kg. hashash, i ndarë në tableta nga 100 gram secila.
Nga ana tjetër, rumuni u ndalua në Calenzano teksa po drejtonte makinën e tij, brenda së cilës u gjet kokainë, po ashtu me peshë 1 kg, shkuan Ansa.
Mësohet se droga do të shitej në Pratos, aty ku 38-vjeçari shqiptar ishte vënë re vazhdimisht të takohej me shpërndarës të dyshuar droge.
Bëhet e ditur se nëse kokaina dhe hashashit do të shiteshin me pakicë në treg do të kapnin vlerën prej 700,000 euro.
"nje shqiptar me Porsche mbushur me mall qe kapet ne nje qytet kinezesh ne Itali!" - ky eshte titulli i duhur per shkrimin...