Avokati përgënjeshtron përmbajtjen e email, gjendur në kompjuterin e Gledis Nano: Mesazhet e publikuara janë manipulime, të kurdisura dhe qëllimkeqe 

23 Shtator 2022, 15:33Kronika TEMA

 

Avokati përgënjeshtron përmbajtjen e email, gjendur në


Avokati Luftar Çunaj përgënjeshtron një prej email-ve të botuara të pretenduara se janë marrë nga email i ish Drejtorit të Policisë Gledis Nano lidhur me interesimin që një grup personash të lidhur me SHISH, kanë shfaqur rreth financimit të partisë së Koço Kokdhimës.

 
Në një letër drejtuar gazetës Tema avokati Luftar Çunaj i referohet shkrimit me titull : “Më thuaj kush e financon Koço Kokëdhimën”- informacion sekret: Për kë politikan punonte ish Drejtori i SHISH”? 


Avokati shkruan se: 
1-Me Koço Kokëdhimën nuk kam pasur asnjë lloj lidhjeje, as njohje, apo interes. 


2-Kurrë nuk kam qënë i punësuar gjatë jetës time në këto institucione dhe asnjëhër nuk kam qënë vartës i këtij personazhi, dhe i asnjë ish punonjësi të SHISH, as i angazhuar, dhe kurrë anëtar, apo aktivist i ndonjë force politike, përveçse i profesionit tim privat, të cilin e ushtrojë, i licencuar prej vitit 1992. 


3-Pa hyrë në argumente dhe prova që u përkasin organeve kompetente, ligjore.  


Mesazhet e publikuara në faqet e gazetës tuaj; janë sa pa bazë aq dhe të neveritëshme, janë manipulime dhe të kurdisura në mënyrë të specializuar dhe qëllimkeqe ndaj meje, që ende nuk mund të dihen qëllimi dhe motivi i këtyre publikimeve, për interesa politike, të personave dhe të subjekteve të tjera dhe se çfarë fshihet pas kësaj skeme, të cilat nuk i ruajnë, por rrënojnë edhe vlerat, misionin e shtypit.  


Mesazhet e publikuara janë manipulime, të kurdisura dhe qëllimkeqe edhe ndaj personit tim, që ende nuk mund të dihet ky qëllim. 


4-Nuk janë dhënë kurrë informacione të tilla, për personat dhe subjektet që publikohen në faqet e kësaj gazete.  
Jo vetëm nuk që nuk ka ekzistuar mundësia dhe as aftësia profesionale, por nuk është as në natyrën dhe karakterin tim, dhe nuk kam pasur asnjë herë lidhje më institicionin e SHISH, siç përgojohem padrejtësisht! 

Lini një Përgjigje