Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë dhe përgjigjja e NATO-s, flet zyrtarja amerikane e Sigurimit

23 Shtator 2022, 15:28Kronika TEMA

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë dhe përgjigjja e NATO-s, flet

Zëvendëskëshilltarja e Sigurisë kombëtare Amerikane për teknologjinë kibernetike, Anne Neuberger, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” është pyetur nëse Shtetet e Bashkuara kanë bërë mjaftueshëm për Shqipërinë pas sulmit kibernetik të atribuuar Iranit.

Sipas saj, parandalimi kibernetik është një fushë shumë e re, por kur u pa sulmi i qeverisë iraniane ndaj asaj shqiptare ndërpreu shërbimet zyrtare për një periudhë të gjatë kohore SHBA-të morën masa menjëherë masa.

“Si fillim ne u mblodhëm, për t’ia atribuuar sulmin iranianëve, dhe më pas për të vendosur dënimin”.

Kështu, ajo sjell në vëmendje sanksionet e Departamentit të Thesarit për ministrin e Inteligjencës dhe një grup hakerësh.

“Ne, si një komunitet vendesh, besojmë se mund të ndërtojmë program të parandalimin kibernetik”.

Kjo, për Neuberger duhet bërë pasi sulmet mund të përsëriten shpesh dhe sanksionet nuk do të japin efektin e dëshiruar.

Ajo siguroi se për SHBA-të është e qartë se praktikat e mira me sigurinë kibernetike nevojiten të kryhen nga të gjithë anëtarët e NATO-s, por jo vetëm.

“Çdo anëtar i NATO-s duhet të pranojë se ato sjellin rreziqe nëse nuk vendosin praktika të përshtatshme të sigurisë kibernetike”, tha zëvëndësja referuar zhvillimeve teknologjike.

Ajo tha se për këtë SHBA-të kanë punuar shumë ngushtë me aleatët e NATO-s në mënyrë që të përmirësohet aftësia e reagimit ndaj incidenteve kibernetike.

E pytur se cili është këndvështrimi i administratës për parimin e NATO-s – një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve – në aspektin e luftës kibernetike, Neuberger thotë sërish se kjo është një fushë në zhvillim dhe duhet parë me kujdes.

“Është një zonë shumë e re. Puna që po bëjmë në NATO është e përqendruar, së pari, në elasticitetin e sigurisë kibernetike”.

Ajo njoftoi se në Romë do të ketë një konferencë të NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, e cila do të fokusohet në standardet që anëtarët e NATO-s kanë për sistemet e tyre kritike, duke ndërtuar një aftësi për reagim ndaj incidenteve.

“Kështu nëse një aleat sulmohet, ekziston mundësia që vendet të bashkohen dhe praktikisht të ofrojnë mbështetje, si dhe ta përdorin atë si një aleancë për të zbatuar normat ndërkombëtare, por kjo është një fushë për të cilën po punojmë ende për të evoluar”.

 

Lini një Përgjigje