
Pak ditë përpara se të përfundonte në qeli, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dhënë një intervistë për gazetarin italian Nello Trocchia. Ky i fundit ka realizuar një dokumentar për trafikantët shqiptar dhe lidhjet e tyre me politikën.
Në trajlerin e dokumentarit “I narcos albanesi”, i cili transmetohet këtë të shtunë, ish-ministri ka deklaruar se nuk është i korruptuar. Ai ka thënë se nuk ka lidhje me trafikun e drogës pasi në të kundër nuk do të shkonte në Itali në kohën kur ishte ministër dhe të kërkonte nga Guardia di Finanza të dyfishonte monitorimet.
“Po sikur të isha i korruptuar unë nuk do të vija në Itali për të kërkuar nga Guardia di Finanza të dyfishojë mbikalimet për të monitoruar territorin. I kërkova të gjitha vendeve europiane të na ndihmojnë të luftojmë trafikun e drogës”, tha Tahiri pak ditë para arrestimit.
Tahiri, pak ditë pas intervistës, përfundon në burg pasi dënohet për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj, i akuzuar për lidhje me një grup kriminal të dedikuar për trafikimin e marijuanës drejt Italisë.
“Më vunë bombat dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, marihuana nuk është histori kriminelësh, por varfërie”, thotë Tahiri në dokumentarin e firmosur nga Carmen Vogani, Lorenzo Giroffi (regjisor) dhe Marco Carta.
Ish-ministri i qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama, në detyrë deri në mars 2017, ishte përfshirë në hetimet e kryera në Itali, të cilat çuan në tetor të po këtij viti, në çmontimin e një organizate kriminale të përbërë nga italianë dhe shqiptarë të angazhuar në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve.
Tahiri dyshohet se kishte lidhje me dy anëtarë të organizatës, vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj, i pari i arrestuar në Itali. Habilajt janë të afërm të ish-ministrit, emri i të cilit ka dalë disa herë në përgjimet e kryera nga hetuesit italianë.
Në maj 2018, Tahiri dha dorëheqjen si deputet, duke përfunduar menjëherë në arrest shtëpie, për t’u hetuar në liri. Avokati i tij Maksim Haxhia e quajti skandaloz dënimin duke njoftuar ankim.
Ish-ministri, tashmë në burg, tregon për pagat që trafikantët e drogës u garantojnë kultivuesve, 5 mijë euro në vit vetëm për të rritur marijuanën në fushat e shndërruara në plantacione, para që në Shqipëri përfaqësojnë një shumë të madhe. Kështu trafikantët arritën të rrisin prodhimin dhe të bëhen në këtë sektor ndër eksportuesit e parë në arenën kriminale ndërkombëtare.
Mafia shqiptare e nisi ngritjen e saj të pandalshme në vitet ‘90 me sulme ndaj sendeve me vlerë, vjedhje në apartamente, grabitje në vilë derisa u bë trafikant i qenieve njerëzore dhe menaxhoi biznesin e madh të prostitucionit.
Njëra prej viktimave flet në dokumentar dhe tregon dhunën, abuzimin, vrasjen e familjarëve për shkak të guximit të denoncimit.
Që nga vitet nëntëdhjetë, mafia e Foggia-s ka biseduar me atë shqiptare dhe përdor tarifat e përballueshme që ofrohen për transportin e drogës, por edhe për të vrarë rivalët.
“Nëse bën një punë normale duke punuar shumë mund të fitosh deri në 300 euro në muaj, por duke qenë kriminel mund të fitosh të njëjtën shumë në një minutë. Ja pse shumë të rinj tërhiqen nga kjo jetë, gjithmonë paraja dhe pushteti”, thotë një ish-trafikant droge.
Trafikantët shqiptarë të drogës janë të armatosur deri në dhëmbë dhe të pamëshirshëm me këdo që përpiqet t’i ndalojë, prej vitesh janë konsideruar si kriminelë të dorës së dytë, por përmes lidhjes së përkatësisë dhe besnikërisë kanë arritur të rekrutojnë një ushtri besnikësh. Besnik që merren me menaxhimin, ruajtjen dhe kontrollin e porteve në të gjithë Evropën ku kalon “ari i shekullit”: kokaina.
Mafia shqiptare ka çifligun në Shqipëri, qendrën e pushtetit, por tashmë ka sjellë luftën për drogën në Ekuador. Trafikantët shqiptarë të drogës bëjnë biznes në Evropë, pothuajse kanë monopolin e trafikut të marijuanës, janë ngjitur në piramidën kriminale me prita dhe duke mbjellë terror.
Krahas puneve te mira si çdo shqipetar qe do pasurine me buton dhe nepermjet abuzimeve me postet ne pushtet edhe Saimir Tahiri u genjye nga "dhuratat" qe i ofronin pa ditur qe nje dite do ti permendeshin!Lind pyetja ku e gjeti "Skafin" ky djalosh qe hiqet sikur i vine bombat?Mos valle per kete bombe e ka fjalen apo per lokalin e tij ! Ndaj po ta krahasosh me mafiozet qe e çuan deri ne deren e burgut Sajmo eshte engjell por jo i paperlyer.Ndaj jam i bindur qe gjate kesaj periudhe ka reflektuar qe jo gjithçka brenda qenies se tij eshte e pafajeshme.
Tahiri i Edi Rames nuk eshte i korruptuar! = lol Audi i Saje Qorrit, lol = TIk-tok, tik-tak....Arben Tigri ma vone?!
Desha me than, Saimir Tahiri ishte/eshte njeriu me i paster i Edvin Rames!
Nuk ka bere gje ishte djal i mire,kshu thot gati cdo Shqiptar,bile ky ka bere pak se cpo bejne te tjeret,te gjithe janw te zhytur deri ne gryke,sa per policine nuk duan vete ta bejne,emrat i nderrojne kot,cka bere me pare Rrumbullaku qe do e bej sot.Para nji jave hyra nga Muriqani, pa bere as 10 km me del policia kontroll,sapo hyra dhe me kontrolluan i thashe,deri ne Tirane 4 ndalesa, e fundit te 21 dhjetori,kur i kerkova policit arsyen e ndalimit mu pergjigj shkruaj palloshit gjate ta tregon.Nuk po flas per Zvicer Itali e deri ne Kroaci,po as ne ballkan nuk e kam pare nje prani policore ne rruge sa ne Shqiperi. Perfundimi klases politike i intereson kjo gjendje,ku njerezit te behen cope ne aksidente e te vriten me njeri tjetrin,kshu harrojne hallet e perdishme qe kane,dhe nje coban ta vesh ne krye e ben zap per 24 ore,kur e beri Enveri pse nuk behet tani.
I vetmi minister qe eshte denuar kot fare eshte Saimir Tahiri. Ai u denua vetem nga shpifjet e PD Berishes,Metes dhe Bashes. Do vij dita qe keta kriminel do t'i paguajn shtrenjet. Edhe SPAKU ka faje se eshte i shitur.
Po sarajet qe ka bo nga i kan ardh,apo ja ka lone gjyshja.I dine njerezit te gjitha,nuk kalon gjo pa u marr vesh,shqiperia nje pellembe eshte,me bo nji pordh ne Tirone per dy minuta e merr vesh Shkodra.
Vranakonti ka shume te Drejte , Gjithcka shkruan ne kte Komente eshte Realiteti e komplotit bere kunder Tahirit i cili u mbeshtet mjerishte nga Ambasadori komik Lu .Qellimi denimit dihet ,dobesimi i Imazhit te Qeverrise duke u perpjekur ti jepej nji Balanc me Banden e Krimineleve te Shpellarit ,te cilet siedhe dijme u menaxhua ne gjithe kto vite bashke me zagaret e tij te Partis Bande plehrash ,nga Ambasada e mikut te madhe . Saimiri pra eshte nji Viktime e nji Komploti Politike ku ne loje ishin Ambasadore te huaj ,qe natyrishte kujdesen ne cdo kohe te dobesojne Politikishte Shqiptaret dhe demtojne besimin e shqiptareve ne Shtetin Shqiptare . Si pasoje ,largimi nga shqiperia , ecila eshte pastaj nji Politike me vete qe bene Bota per te terhequr sklleverit ne vendet e tyre . Pra beje Shqiperine Toke te Djegur brenda qe populli te largohet . Tahiri duhet te marri hak kunder bijve te Kurves se PD-s ata qe shpifen . Imagjinoni rasti i pare ne Bote qe dikush denohet per Shpifje nderkohe qe salih berisha basha etj kane Fakte qe kan vrare shqiptaret e vjedhur Shtetin dhe per cudi Bordellua Drejtesi e as Ambasadoret Miqe s'i shikojne . Vendeta bo Drejtesi ne Shqiperi
Ja kane manipuluar provat edhe ketij te shkretit si Metes me videon !
Nuk ishte ky qe u kap me kondrabande ilacesh kur ishte ne opozite? Nxorri kompanine me emrin e te jatit qe te shpetonte, dhe e coi ne burg. Letyrat qe prodhon ai vend, me saliun dhe meten.........futeni edhe kete kriminel brenda!
Yyyyttttt kurve mashkull. Nuk le arianit arap e podh motre pa mbajte rreth vetes. Ptuuuuuu ku qifsha ropt e komunistave