"Kafja e fundit e Erjonit" - Studenti i shkëlqyer 19-vjeçar u vra vetëm sepse ishte objektiv i arritshëm?

23 Shtator 2022, 17:14Kronika TEMA

"Kafja e fundit e Erjonit" - Studenti i shkëlqyer

Erjon Xhenje ishte vetëm 19 vjeç. Një student i shkëlqyer fizioterapie, jeta e të cilit u ndal mbrëmjen e 18 Shtatorit. 

Ai po pinte kafe në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku” në Shkodër, kur u qëllua për vdekje. 

Autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë, sipas policisë është Bajram Çekorja. Motivi? Sipas gazetares Emi Kalaja, e cila citon burime të policisë, dyshohet të jetë hakmarrja. 

Sipas saj, dyshimet janë se Erjon Xhenje ishte objektivi më i arritshëm për hakmarrjen, që Bajram Çekorja duket se po kërkonte për vrasjen e të atit të tij, Ismet Çekorja.

Një ditë më parë, 24-vjeçari Bajram Çekorja u shpall sërish në kërkim nga policia e Shkodrës, tashmë për vrasjen e të riut 19-vjeçar. Në njoftimin zyrtar, policia tha të enjten se nga provat e grumbulluara ka dyshime se Barjam Çekorja është autori i dyshuar i ngjarjes dhe se motivi dyshohet që të jetë hakmarrja. 

Emri i Bajram Çekores u artikulua fillimisht nga policia për atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçajt, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 25 Gushtit. Vetëm 2 ditë më pas, policia tha se autor i dyshuar ishte Bajram Çekorja dhe Tornado Fusha, e shkak ishte një konflikt që palët kishin pasur 2 vite më herët.

Më 29 Gusht, Ismet Çekorja, babai i 24-vjeçarit doli në një deklaratë për mediat, duke mohuar që djali i tij të qëndronte pas atentatit e duke i quajtur inskenime. Por 5 ditë më pas, më datë 2 Shtator, 58-vjeçari u ekzekutua për vdekje nga një person ende i paidentifikuar.

Ndonëse zyrtarisht vrasësi i Ismet Çekores nuk dihet, gazetarja Emi Kalaja thotë se dyshimet janë se të përfshirë në vrasjen e tij janë kushërinjtë e të riut Erjon Xhenje. 

Ky sipas gazetares dyshohet të jetë dhe motivi përse djali i Ismet Çekores, pikërisht 24-vjeçari Bajram Çekorja të jetë hakmarrë duke i marrë jetën të riut 19-vjeçar.

Më tej, gazetarja thotë se momentalisht nuk është ende e qartë sesi arriti policia e Shkodrës të identifikonte pikërisht 24-vjeçarin Çekorja si autor i vrasjes së 19-vjeçarit, megjithatë, ajo sjell në vëmendje se autoritetet që prej fillimit shpresonin tek gjurmët e gishtërinjve të gjetura në armën e krimit që autorët e braktisën në lagjen Guerrile. 

Po ashtu, edhe kamerat e sigurisë duket se kanë mundur të ndihmojnë autoritetet për të krijuar një identikit të autorit.

Në vrasjen e Erjon Xhenjes të përfshirë ishin dy persona. Por teksa policia zyrtarisht identifikoi Bajram Çekoren si një prej tyre, identiteti i personit të dytë nuk dihet ende.

10 Komente

  1. v
    vlora.vlora

    Shkodra, "bastjon" i Sali Berishes, pra bastjon i SHPELLERISE, ku jeta e njeriut vlen me pak se kepuca e Saliut.

    1. E
      E po islamike nuke jane njerze

      E po Bajrami dhe Turqit jane terrorist prandaj duhet ndetur sa më large tyre të jete e mundur se pse islamike nuke jane njerze.

      1. C
        Canon

        Nuk mund te identifikosh Shkodren si qytet, vetem me dy njerez. Sa i perket Berishes, jam dakord, pasi nuk njeh gjuhe tjeter perveç dhunes dhe intriges, por se paku Shkodren lere jashte kesaj historie si qytet.

      2. T
        Tropoja

        Ah edvin ziu e veshe shqiperine me te zeza nuk guxojne te pine as kafe rinua ata qe ngelen ketu kuptohet se te tjeret i degdise ne angli me gomone luajn bingo me jetet e tyre ah edvin ziu edvin vuqiq vetem krim mbjell rraca jote kriminale komuniste ne gjithe shqiperine

        1. J
          Juli

          Po mër Tropoja,Edvini jua ka fajin juve DEBILAVE që zbatoni kanunet akoma !!!!!!!

          1. N
            Naim Frasheri

            Tropoja, ma merr pak ke Goja, Yyyyttttttt Rrac Maloku.

          2. J
            Julian Laci

            Une kam jetuar ne shkoder disa vite . Shkodra ( rrethinat) ose te ardhur vone ne shkoder nuk kane njohin zakonin e lek dukagjini as te vellait . te lek dukagjinit . Shume nga keto marrin hak se duhet marr hak ,e redesishme te marrim hak .

            1. F
              Fabian

              Burri per Nder Jeton,Kur te behesh Burre hajde ne Shkoder me ta Kallxu sa te vlen Lekura.Kush Je mor ti me i tregu Shkodraneve Kanunin,nuk Egziston as 2 minuta me fol ne ket gjuhe perballe ,prej internetit jeni trima e dime.Nuk keni bythe as me vdek as me vra !shikoni jeten tuj e Mos ja u qani hallin as shkodranve as Shkodres.Shkodra nuk eshte bastion i askujt ,por as I Hajnit Edi Rama .Ti Julian heren tjeter kur te jesh ne Shkoder Mos i ha fjalet shprehu si ndihesh para Shkodranve e jam i sigurte se Ka me ty duk Prifti !Xhandar .Ik mor Buracak se ti vesh Fustan e Shkodranet jane Burra jo kurvica

            2. I
              I indinjuari.

              Duke perjashtuare tropojanet trima dhe bujare siç i njoh une gjate punes dhe jetes ne tropoje per shume vite dua ti them pa rezerva pseudonimit ketu "tropoja se perveç nje mjerani dhe nje injoranti profesionist nuk je asgje me shume.Dere zi dhe dite zi do te mbetesh tere jeten tende te shkurter.

              1. I
                I indinjuari.

                Duke perjashtuare tropojanet trima dhe bujare siç i njoh une gjate punes dhe jetes ne tropoje per shume vite dua ti them pa rezerva pseudonimit ketu "tropoja se perveç nje mjerani dhe nje injoranti profesionist nuk je asgje me shume.Dere zi dhe dite zi do te mbetesh tere jeten tende te shkurter.

                Lini një Përgjigje