Bie nga kati i tretë i pallatit ku po punonte, përfundon në spital i riu në Vlorë

20 Nëntor 2024, 13:50Kronika TEMA
Bie nga kati i tretë i pallatit ku po punonte, përfundon në

Një incident është regjistruar këtë të mërkurë në Vlorë, ku një 30-vjeçar gjatë punës për ndërtimin e një pallati në lagje “28 Nëntori” ka rënë nga kati i tretë i objektit.

Aktualisht i riu ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën.

“Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për ndërtimin e një pallati në lagjen “28 Nëntori”, ka rënë nga kati i tretë i objektit, shtetasi A. Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Sherishtë.

30-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

1 Komente

  1. T
    Treni

    Me lutje për shërim të plotë!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje