Motra e Pëllumb Metës deklaroi se Blerina, bashkëshortja e të vëllait ua nxiu jetën prindërve të saj.
Sipas saj, Blerina nuk i ka shërbyer aspak babait të saj, aq sa i ati është detyruar që të largohet nga banesa. Më tej, ajo tha se Blerina ngjan me nënën e saj, e cila akuzohej se ka vrarë vjehrrën.
“Blerina ishte një monstër, që detyroi babanë tim të ikte nga shtëpia. Nuk ia lante njëherë rrobat siç ishte për t’u larë. Babai im ka bërë kasolle, që të mos jetonte me të. Blerina ua nxiu jetën prindërve të mi.
Ajo është monstër. Duhet të japë llogari për së paku 1 javë. Edhe nënën besoj se ajo ma ka mbytur.
Ndoshta ajo ua ka nxjerrë të keqen prindërve të mi, për shkak se ka qenë e pakënaqur, që prindërit e saj e kanë martuar me shkuesi. E ëma e Blerinës ngjante me të.
Nuk shfaqin as pendesa se janë me probleme. Edhe arma që u gjet nuk është e Pëllumbit. Ajo është mësuesja e krimit, ajo është për t’u dënuar për shumë vepra, mori në qafë dhe kalamajt”, deklaroi motra e Pëllumb Metës në një intervistë në emisionin Me zemër të Hapur në News 24.
Gjellë qensh të dyja familjet
Po c'na duhen neve keto gjera. Mire media qe perfiton, por ty e sa shume halla, teze, gjyshe, komshije, dalin ne TV te merrem me muhabetet private te te tjereve, cfare u thote mendja, se do ua zgjidhe keto halle bota? Njerezit gallata duan, te kenaqen, pastaj pasi te mbaroni ju qarjen e halleve ne TV, ta kthejne tek nje kanal tjeter te shohin telenovelat turke, qe te njejtat intriga trajtojne. Keshtu me shume ulni veten se sa ata qe po shani. Vellai te iku, nese te dhimbset vajto ne privatesine tende. Uroj ti kesh ndejtur si moter prane sa ish gjalle, kur e paske ditur cfare fati i paska rene ne jete. Tani qe demi u be, hesht.