Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, gjatë kontrollit të subjektit “Nail Idrizi”, që ushtronte aktivitet baxho, ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope.
Trupa inspektuese ka vendosur edhe bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit të subjektit deri në përmbushjen e standardeve higjieno-sanitare.
Ndaj subjektit janë marrë edhe masa administrative:
Gjobë në vlerën 300,000 lekë për shkelje të kushteve të higjienës, në bazë të Ligjit Nr. 9863 “Për ushqimin”, neni 68, pika 1, germa “h”.
Gjobë në vlerën 100,000 lekë për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë së produkteve.
AKU bën me dije se kontrollet do të vijojnë me intensitet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.
Tani nuk më kujtohet ekzakt, por në vitin 1982 - 85, u kap në Tiranë një fakir-fukara qê banonte diku tek rruga e Elbasanit, i cili bënte raki fashehurazi dhe e shiste lirë në Tiranë si personave të veçantë ( pijanecëve të njohur) ashtu edhe disa kafeneve. Ky fakiri e bënte rakinë nga muti. Pasi u gjykua ky fakir-fukaraja, u pushkatua. Pasi u pushkatua, shumë pijanecë Tiranas, të cilve ju mungonte ajo raki muti dhe shumë e lirë, pasi ishin dehur në kafene apo në qoshen e rrugës, nisnin të perloteshin dhe thonin : Pse ta pushkatonin të gjorin, neve nuk jemi ankuar kurrë. Tani pijmë raki të shtrenjtë të bërë me sheqer dhe me ndryshk...!!! Edhe ketij " Nail Idrizi-t " që bên djathë, pse t'ja mbyllin baxhon..!! Kontrolli paska gjetur në perbërjen e djathit, pak krimba, pak myk, pak gëlbazë etj, e at'herë...!! Ne konsumatorët nuk jemi ankuar, dhe nuk u bë nami, sepse Shqiptarêt po e hanë. Pa qi nanen Shiqere, AKU-ja në Shkoder, qênka komuniste, sepse me keto arsye kaq tê vogla, po tenton ta mbysin bisnesin kapitalist. Jo bre jo, nuk shikohen keto punë dhe keto analiza me mikroskop komunist.....!!
Djathi me krimba ne në Veri i thojmë (shterpa) dhe ishye djathi më i mirë dhe i stazhinuar!
Po kushteve higjeno-sanitare per ibret, si i thoni ju ne veri?