Kapet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg për rrëmbim dhe trafik droge

5 Prill 2026, 10:00Kronika TEMA
Kapet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg për

Një 40-vjeçar banues në Saradë është arrestuar nga Policia në Spanjë.

Sipas njoftimit zyrtar Adrian Ogiçi i cili ishte në kërkim ndërkombëtar është dënuar me 20 vite burg për “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim”.

“Vijon bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të bashkëpunimit me partnerët për shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi, në Spanjë, i shtetasit Adrian Ogiçi, 40 vjeç, banues në Sarandë.


Ky shtetas është i dënuar me 20 vite burg për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim”, njoftoi sot Policia.

Lini një Përgjigje