Gara për drejtimin e shërbimeve në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, shpallet lista e mjekëve që u kualifikuan për kandidim

3 Prill 2026, 23:00Kronika TEMA
Gara për drejtimin e shërbimeve në qendrën spitalore

Shpallet lista me kandidatët e kualifikuar për zhvillimin e intervistës për drejtues të shërbimit në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”.

Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e drejtuesve të shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në përfundim të verifikimit të dokumentacionit, ka shpall listën e kandidatëve të kualifikuar për zhvillimin e intervistës, sipas shërbimeve përkatëse, ku në garë janë:

1    Shërbimi i Anestezi Reanimacionit  Krenar Lilaj

2    Shërbimi Onkohematologjisë Pediatrike      Donjeta Bali

3    Shërbimi i Nefrologjisë dhe Dializës Pediatrike     Diamant Shtiza

4    Shërbimi i Alergologjisë    Mehmet Hoxha

5    Shërbimi i Dermatologjisë     Monika Fida

6    Shërbimi i Toksikologjisë Klinike      Irena Marko / Gentian Vyshka

7    Shërbimi i Neurologjisë               Ilirjana Zekaj

8    Shërbimi i Onkologjisë      Helidon Nina

9    Shërbimi i Reumatologjisë     Artur Zoto

Gjatë intervistës, kandidatët paraqesin platformën strategjike katërvjeçare, e cila integron zhvillimin e shërbimit mjekësor, avancimin e mësimdhënies dhe fuqizimin e kërkimit shkencor, me një vizion të qartë, objektiva specifikë dhe të matshëm, si dhe rezultate konkrete të pritshme.

Gjithashtu, paraqitet kuadri për implementimin teknologjik, strategjia për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe modeli për administrimin efikas të shërbimit.

Intervista synon gjithashtu vlerësimin e aftësive profesionale dhe organizative të kandidatëve në drejtimin e strukturave shëndetësore.

2 Komente

  1. B
    Babarumi

    Sa vjen e më të dobët shefat e shërbimeve, të bërë profesora e profesoresha me hormone, asnjëri nuk kacilësi për të drejtuar, të tërë të pangopur për të fituar. Bëjuni një veting e do dalin të gjithë me klinikë private.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jeniceri

      Degjojme shpesh ,per keto raste ,cfare bene populli dele pse nuk reagon . Jo more jo . Populli ka thene dhe ate tjetren .Keshtu i do mushka drute . Duhet zvendesuar mushka me ato qe pjellin e jo me ato shterpe, qe vetm konsumojne .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje