VIDEO/ Konflikt i dhunshëm mes disa personash në Vlorë, vritet 63-vjeçari, plagoset djali i tij (EMRI)

3 Prill 2026, 16:44Kronika TEMA
VIDEO/ Konflikt i dhunshëm mes disa personash në Vlorë, vritet

Një përplasje e dhunshme është regjistruar mes disa personash mesditën e së premtes në zonën e njohur si “Rruga e Cipave” në Vlorë.

Si pasojë e konfliktit të dhunshëm ka ndërruar jetë 63-vjeçari Ismail Aliaj në ambientet e Spitalit të Vlorës. Ai ka marrë goditje në pjesën e fytyrës dhe të grykës, plagë të cilat kanë rezultuar fatale, duke mos mundur t’i mbijetojë dëmtimeve.

Ndërkohë, djali i viktimës ka mbetur i lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit, duke u drejtuar në drejtim të autostradës.

Forcat e policisë, përfshirë edhe efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, janë vënë në ndjekje të tij dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia për më shumë detaje.

5 Komente

  1. N
    Njerzë shumë të prapambetur, islamik

    Këta janë talibanet shqip folës, shumë të prapambetur, barbar të pa cilivizum..

    Përgjigjjuni
    1. T
      Treni

      Si ato lagjet Afro-Amerikane në Bronx ku grinden për porosinë në Burger King.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlora Heroike vetem gjakon ! Nje Zote e din !

        Shumica e ngjarjeve negative me krime dhe vrasje , nga Emrat dhe mbiemrat duken qe nuk jane Vlonjate vendali ! si duket ! Öa nam dhe ne Vlore ! vetem te vrare , vdekje vdekje... Zgjohuni ho njerez, ho Vlora Heroike , Jetoni jeten tuaj te lire... ngelet mjerane dhe late nam duke u vrare dhe po lini ne hasmeri Familiaret dhe gjakun e Families ..

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlora Heroike vetem gjakon ! Nje Zote e din !

          Shumica e ngjarjeve negative me krime dhe vrasje , nga Emrat dhe mbiemrat duken qe nuk jane Vlonjate vendali ! si duket ! Öa nam dhe ne Vlore ! vetem te vrare , vdekje vdekje... Zgjohuni ho njerez, ho Vlora Heroike , Jetoni jeten tuaj te lire... ngelet mjerane dhe late nam duke u vrare dhe po lini ne hasmeri Familiaret dhe gjakun e Families ..

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbeni

            Jam dakord se këta nuk janë qytetarë vlonjat .Janë të ardhur në Vlorë kushedi se nga ku.Edhe pse të pakët edhe në qytetin tonë kanë mundur të depërtojnë edhe çeçenë të sali malokut.Ndersa gazetarit i them të informohet mirë mos t’ja fus pordhës ,sepse quhet Rruga e Çipajve,jo rruga e Çipave hë të rroftë qafa me gjithë xerk.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje