Ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri Medat Spahiu

3 Prill 2026, 16:30Kronika TEMA
Ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri Medat Spahiu

Një i paraburgosur u transferua në gjendje të rëndë në QSUT ku edhe ndërroi jetë. Medat Spahiu akuzohet për vrasje brenda familjes mbetur në tentativë.

“Rreth orës 14:10, datë 03.04.2026, i paraburgosuri Medat Spahiu ka ndërruar jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT, si pasojë e një embolie pulmonare dexter. I paraburgosuri Medat Spahiu, i datëlindjes 10.04.1935, banues në Xhafzotaj, Durrës ishte arrestuar më datë 14.03.2026 për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”.

Në datë 17.03.2026, ai ka hyrë në IEVP Durrës nga Komisariati i Policisë Durrës, por është mbajtur nën ruajtje në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës, ku ndodhej i shtruar.

Në datë 19.03.2026, është transferuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, në pavijonin e pneumologjisë, për trajtim të specializuar.

Në datë 31.03.2026, është bërë dalje nga Spitali “Shefqet Ndroqi” dhe është shtruar në QSUNT.

Në orën 22:34 datë 02.04.2026, është shtruar me urgjencë në Reanimacionin Qendror, ku u diagnostikua me emboli pulmonare dexter, hipertension arterial, diabet mellitus, gjendje pas A.V.C. dhe frakturë subtrokanterike sinister”, njoftoi DPB.

2 Komente

  1. H
    Holy justice

    Ky qenka 93 vjec dhe e kane arrestuar per vrasje ne tentative! Per politikanet na qenka ndryshe! Dhe pse vrasin e presin, nuk arrestohen se te vjeter!!!! Shtet pleher e politikane monstra! Atje ku nuk ka drejtesi, nuk ka asgje!!! Cfare eshte kjo republike me dy fytyra? Zoti marrte hak!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbeni

      Pse nuk u gjykua në gjëndje të lirë sepse është më i moshuar se sali maloku,është 91 vjeç ?Për popullin e thjesht drejtësia jonë e pjerdhur përdor standart tjetër,ndërsa saliut nuk i hedh hekurat se ka bërë mijra krime,korrupsion,vjedhje tokash në bregdet e kudo ku ka llikma të majme.Turp që veprohet me standarte të dyfishta.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje