Endri Ngresi, ish-zyrtar i Kadastrës së Fierit është dënuar me 3 vjet burg për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” ne korrik të vitit 2024 nga GJKKO.
Pasi kreu një pjesë të dënimit ai kërkoi lirim me kusht nga Gjykata e cila e pranoi kërkesën. Por SPAK e apeloi ketë lirim para kohe në Gjykatën e Posacme të Apelit. Kjo e fundit vendosi rikthimin e tij në qeli për të vuajtur edhe pjesën tjetër të dënimit.
Ish-zyrtari i Kadastrës (ASHK) së Fierit dhe dy qytetarë që u akuzuan se dhanë ryshfet 2 mijë euro për një legalizim banese u dënuan me gjthsej 4 vjet burg në korrik të vitit 2024.
Ardjan Kumaraku qytetari që dha ryshfet u dënua me 1 vit burg ndërsa për Afërdita Vidhin nuk u dha dënim.
Ish-zyrtari u dënua edhe me përjashtim për 5 vitet e ardhshme nga çdo funksion publik.
Këta kadastriotët duhen kalbur në burg,sepse i lënë qytetarët jo me një apo dy vite por ka raste edhe dy dekada e më shumë duke i sorollatur hallexhinjtë vetëm e vetëm për t’ju marrë para.Ju thonë se gjoja ka mungesë dokumentash,prandaj duhet t’i bësh nga e para duke paguar përsëri.Para disa ditësh një qytetar bëri një denoncim tek STOP-i.Ai kishte 26 vjet që sorollatej nga pisat e kadastrës për një çerek shekulli.Ndërhyri gazetarja e STOP-it dhe për 5 minuta qytetari më në fund mori çertifikatën e pronësisë pas 26 vitesh sorollatje vetëm e vetëm se maskarenjtë e kadastrës duan para.Ndërsa gjykatësit tanë të korruptuar e diskredituar i nxjerrin nga burgu para kohe.Turpi i mbuloftë këta gjirize gjyqtarë.