Aksident i rëndë pranë QTU-së, makina përfshihet nga flakët

4 Prill 2026, 08:07Kronika TEMA
Aksident i rëndë pranë QTU-së, makina përfshihet nga

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në afërsi të QTU-së, rreth orës 02:00 pas mesnatës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është goditur nga pas nga një tjetër mjet. Si pasojë e përplasjes së fortë, makina që shkaktoi aksidentin është përfshirë nga flakët, duke u djegur plotësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca dhe një mjet zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë.

Ende nuk dihet numri i personave që ndodheshin në automjete dhe as gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Si pasojë e ngjarjes, është krijuar një radhë e gjatë automjetesh, që sipas raportimeve arrin deri në 4 kilometra

2 Komente

  1. N
    NWO satanic cult

    Blini makina elektrike blini

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rem Hida

      O B.Q. Ku e more vesh qe ishte elektrike ? C

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje