Bllokoi me makinë Renuar Kolën me pretendimin se blinte vota, Gjykata Lezhë lë në 'detyrim paraqitje' burrin e Elda Hotit

13 Maj 2025, 13:02Kronika TEMA
Bllokoi me makinë Renuar Kolën me pretendimin se blinte vota, Gjykata

Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë, duke vendosur masën detyrim paraqitje për bashkëshortin e deputetes së PD Elda Hoti, Ladi Ndoja dhe Amarildo Jushi. 

Të 3 personat janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 10.05.2025, rreth orës 20:20, këta shtetas me dy automjetet e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit që drejtohej nga Renuar Kola 46 vjeç drejtor i arsimit (drejtues automjeti) dhe A. D. (pasagjer), të dy banues në Rrëshen, me pretendimin se këta shtetas po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave.

Pas kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, konkretisht në automjetet e shtetasve Ladi Ndoja dhe Aamarildo Jushi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lista me të dhëna personash (të dyshuara si lista zgjedhësish), ndërsa në automjetin e R. K. nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.

 

4 Komente

  1. W
    Wow

    Fytyra katunaresh Lokeri ????

    Përgjigjjuni
    1. t
      tirona

      Pfffffff kot qe eshte gjykata andej vari lesht me mir pa gjykate fare, leju kanunin dhe kursejme parate per kta kokloqe qe han buke kot aty

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hajvanja e PD meriton Car me te Madh se ky

        sbohet kafsha demokrar ,por NJERIU

        Përgjigjjuni
        1. a
          aleksander

          ku i gjeti ai lulushi keta debile dhe na i beri deputet, urroj qe kjo biba te mos behet deputete, sepse nuk do kete me mundesi te fuse sende te ndaluara ne kuvend ne breket e saj

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje