Britaniku zbulon detaje nga arrestimi i autoriteteve shqiptare për spiunazh

11 Qershor 2022, 20:45Kronika TEMA

Britaniku zbulon detaje nga arrestimi i autoriteteve shqiptare për spiunazh

Ai quhet Colin McGowan dhe banon në Stenhousemuir.

Kjo ishte hera e parë që mediat ballafaqoheshin me identitetin e të dyshuarve për spiunazh në Shqipëri.

Skocezi është një fanatik radiofonik, i cili ka treguar për mediat britanike sesi policia shqiptare i ka sekuestruar pajisjet pasi dyshohet se ishte spiun.

Ai mbeti i habitur kur u pyet për pajisjen e radios, e cila është dërguar në Laboratorin Shqiptar të Kriminalitetit për ekzaminim të mëtejshëm.

Njësia C (Njësia Kibernetike) e Policisë Shqiptare, e ndihmuar nga shërbimi sekret shqiptar (SHISH), po ndërlidhet me prokurorët në vend për të vijuar hetimet mbi britanikun.

Ata duan të vërtetojnë nëse Colin ishte pjesë e një ekipi spiunazhi gjatë një udhëtimi pesë-ditor në Shqipëri muajin e kaluar.

“Unë nuk jam saktësisht James Bond për të qenë i sinqertë. Unë nuk mund të lidhja as një nga ato zilet e dyerve me video, kështu që mund t’ju siguroj se nuk po spiunoja”, deklaroi fillimisht ai.

McGowan bëri me faj mungesën e përvojës te autoritetet shqiptare për situatën e shkaktuar.

“Ata thjesht nuk kishin parë pajisje si tonat dhe donin të siguroheshin që gjithçka ishte në rregull”, u shpreh më tej skocezi.

Colin po udhëtonte me shokun e tij Paul Tittensor, nga Chelmsford në Essex.

Colin dhe Paul, 61 vjeç, do të ngrinin një stacion të ri radioje në Tiranë, për të transmetuar sinjalin e tyre për entuziastët e tjerë në mbarë botën.

Ata kontraktuan një vilë dhe ngritën një antenë për të transmetuar informacione, duke përdorur shenjat e tyre të thirrjes.

“Kemi pasur disa ditë shumë të suksesshme dhe gjithçka shkoi sipas planit. Rrugës për në shtëpi, doganieri shqiptar i pa pajisjet tona dhe u interesua, kështu që ne i shpjeguam se çfarë ishte”, vijon McGowan.

Sipas skocezit, ekzistonte një shqetësim se pajisjet e tyre mund të ndërhynin në sinjalet që jepeshin nga policia ose qeveria shqiptare.

Autoritetet shqiptare, shton ai, kanë qenë në kontakt me prokurorin fiskal në Skoci.

Shqetësimi kryesor i agjencive të inteligjencës shqiptare është spiunazhi nga Rusia.

Dy britanikët, të cilët u arrestuan nga autoritetet shqiptare nën akuzën për spiunazh, po hetohen nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Kjo e fundit po ndihmohet edhe nga njësia britanike e Kibernetikës.

Lajmin e bëri të ditur gazeta britanike “Mirror”, përcjell Albanian Post.

Policia kufitare gjeti një javë më parë radio transmetues në bagazhet e shtetasve britanikë.

Dyshja u pyetën mbi akuzat për spiunazh nga oficerët në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, pasi zbuluan radio të sofistikuara Kenwood.

Ata u thanë zyrtarëve shqiptarë se ishin inxhinierë IT-je, që mbanin pajisjet amatore për hobi gjatë pushimeve në Shqipëri.

Policia shqiptare konfirmoi se ka hapur një hetim mbi akuzat për “aktivitete spiunazhi” dhe “spiunazh”.

“Është shumë e pazakontë të mbash këtë lloj pajisjeje dhe akoma më e çuditshme që dikush të ndalohet dhe të akuzohet si agjent i fshehtë”, zbuloi një burim i botimit britanik.

Dy britanikët u mbajtën më 30 maj dhe, më pas, u lejuan të ktheheshin në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, ata mbetën nën hetim, thotë policia.

Kompleti elektronik i Kenwood – i cili prodhon një sërë pajisjesh komunikimi të fundit – u dërgua në Laboratorin Kriminalistik Shqiptar për ekzaminim të mëtejshëm.

Drejtori i Policisë Kufitare, Eduard Merkaj, shtoi se hetimi po vazhdon dhe autoritetet po vijojnë këqyrjen e makinerive të sekuestruara.

4 Komente

  1. *
    *****

    Nuk mundet kush ti teket qefi edhe te ngre nje antene ne maj te tefericit se ashtu ja ka mideja. Me leje me saqarime....sidomos kur vjen nga nje shtet i huaj. Mundesia me e madhe pse erdhen ne Shqiperi ishte se nuk ua lejonin ta benin andej nga kishin ardhur.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Al

      Si qenka e cuditshme te ndalohesh kur eshte e pazakonte te mbash pajisje te tilla? ???? Do ndalohesh, verifikohesh dhe do vazhdosh rrugen nese je ne rregull.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        nuk le turkia njerez te pergjojne ne albanistan, eshte kapur i gjithe shteti, se po te ishte per policat skiptar vari lesht.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tropoja

          Haha po pergjon rusi edvin zezen dhe shish se ne shtet i fuqishem me ushtri ekonomi politikan me peshe ne arenen nderkombetare haha me shume se gjysma popullit pa buksa analfabete dhe titullar me precedent tani ne pergjon rusi po normale lloj lloj dallkauku i duken ato pajisjet e çuditshme manjetofon thot hajde tu marrim noj lek i arrestojme eh taleban ordiner

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje