Zbardhen detaje nga atentati ndaj 27-vjeçarit në Tiranë: Eksplozivi u aktivizua me telekomandë

11 Qershor 2022, 15:57Kronika TEMA

Zbardhen detaje nga atentati ndaj 27-vjeçarit në Tiranë:

Hetuesit dyshojnë që shpërthimi i eksplozivit në makinën e Aleksandër Sadikajt të jetë aktivizuar me telekomandë. Kjo pistë ka çuar në dyshimin tjetër që autori/ët të mos kenë qenë larg vendit të ngjarjes, për shkak të mekanizmit që kërkon shpërthimi i tritolit me telekomandë.

Mësohet se tritoli është vendosur në pjesën e përparme të makinës tip “Benz” të 27-vjeçarit Sadikaj. Viktima verifikimeve paraprake rezulton të jetë i hetuar për një tentativë vrasjeje, por edhe i skeduar për aktivitete kriminal si vjedhja dhe droga. Ai jetonte në Tiranë, por ishte nga qyteti i Beratit.

Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie. Pistë kryesore e hetimeve mbetet e shkuara e të riut. Megjithatë pritet që të shikohet nëse ai ka pasur ndonjë konflikt së fundmi. Për të hedhur më shumë dritë, pritet që të merren në pyetje familjarët e tij.

Sadikaj ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda që mori nga shpërthimi.

Lini një Përgjigje