
Dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani para prokurorëve të SPAK, ka vënë në lëvizje gjithë sistemin e drejtësisë, pasi kanë nisur konfiskimet dhe sekuestrimet e pronave të bosëve të krimit që kanë vënë paratë në mënyrë të paligjshme.
Paraditen e sotme Gjykata e Elbasanit njoftoi se kishte sekuestruar 5 milionë euro pasuri të cilat i përkisnin Gentian Sharrës dhe babait të tij Mustafa Sharra, pas të dhënave se ato ishin vënë përmes aktivitetit të paligjshëm. Sharrës iu sekuestruan një vilë në fshatin Katund i Ri, truall gati për ndërtim si edhe një sipërfaqe e madhe toke.
Emri i Gentian Sharrës për herë të parë u bë publik pas grabitjes në Rinas, pasi në atë kohë ai mori me qera dhe servisin ku u bë modifikimi i furgonit i cili u përdor për grabitjen e Rinasit.
Servis “Genti”, i cili ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotulimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” është bllokuar asokohe nga policia si provë metariale.
Mësohet se oficerët e policisë kanë sekuestruar prej andej kamerat e sigurisë, ndërkohë që pronari i servilit, Gentian Sharra, ka konfirmuar se servisin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çala.
Por emri i tij u rikthye sërish në qendër të vëmendjes pas dëshmive të dhëna nga Nuredin Dumani para prokurorëve të SPAK, pas arrestimit të tij në muajin mars në një apartament në Fier, ku gjendej i plagosur pas plumbave që kishte marr pak orë më parë në një atentat që i ishte ngritur në Papër të Elbasanit. Bashkë me Dumanin atë mbrëmje u arrestuar edhe Henrik Hoxhaj dhe një vajzë nga Kosova.
Ndërkohë bashkëshortja e Gentian Sharrës, O.Sharra rezulton pronare e kompanisë që ka fituar një kontratë të majme me Spitalin Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan.
Bëhet fjalë për një kontratë 11 217 107 lekëshe, për “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për Spitalin Psikiatrik. Burimi i financimit është direkt nga buxheti i shtetit, ndërsa procedura e prokurimit është zhvilluar më 27 mars të vitit 2020.
Çfarë iu sekuestrua ditën e sotme Gentian Sharrës dhe babait të tij
-1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë;
-Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;
-Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të shtetasve Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;
-Tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4170 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4050 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra.
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2 dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra.
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra.
Gjithashtu janë sekuestruar 4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij.
Vijon puna për evidentimin e të gjitha pasurive dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tyre, në zbatim të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave prarandaluese kundër pasurisë”.
Nuk ishte nevoja ta konfermonte Dumani se kush eshte dhe cfare ka bere Gent Sharra, e din te gjithe se kush eshte dhe cfare ka bere, madje me mire se kushdo tjeter e din ATA qe i jepnin tendera, e din ATA politikan qe nga Gent Sharra merrnin urdhera dhe para. Ashtu sic din fare mire se kush eshte Marsel Rroka me te vellan dhe babain qe e ka drejtor burgu ne Elbasan dhe qe jane sherbetor te krimineleve te Elbasanit, vecanerisht ne sherbim te Suel Celes. Turp per qeverrin qe mbeshtet keta kriminel. TURP.... Dhe PERGEZIME SPAK uroj t'i shkojn deri ne fund.
Idealist , ky Marsel Rroka ka patur nje halle shume te famshme ne Elbasan. Lida e famshme .
Keto tenderat me siguri berisha ,ja jepte!!!!
Po ky paska gjith Katunin e Ri,ca leshin thoni ju !? Ne pirdh te nones I shkoft tani pasuria.
Tendera qe u jepen krimineleve tregon qe Sali Berisha eshte i korruptuar dhe i lidhur me krimin. Asnje te mos Ii shkoje ne mendje qe Rilindja dhe Edi Roma mund te kene qofte dhe 1% faj. Kush mendon ndryshe nuk e do te miren e Shqiperise dhe eshte anti Amerikan dhe poliagjent rus, serb dhe grek. Kush i ben fresk allateve te Ed Romes eshte Rob zoti dhe patriot i thekur. Mero Baze eshte shembulli ideal qe perfaqeson kete lloj atdhetari. Suksese te metejshme Ed Romes me asistancen e Jurit, Meros dje shouted se zagareve mediatike online. Yyyyyyp Ed Roma.
"Kacamisri"! Je kampion i ironise therese, sikur ke dale nga bitha e Salehut dhe hunda e "profesor" Gjekmarkaj.
Keto jane argumentet qe sheh ne komentet ne gazete. Thjesht pereserita c’fare bolelepiresit e pushtetit recitojne cdo dite. Saliu ka bere krime te tmerrshme dhe e ka vendin ne burg. Por nqs duam drejtesi te fillojme nga keto me te fresketat dhe keta qe jane ne pushtet duke nisur nga Ed Roma. Le te shkojme edhe tek Saliu, Iliri
Po per gjirini e lalzit çfarë prisni ? të pendohet meta ?
????
Qeveria si pergjigjet???? Eshte e vertet?
O shtet bythe.Po pse prisni tu a konfirmoje dumani qe te beni konfiskime pasurie dhe arrestome?!!!Vodhen parate ne rinas thoni ju dhe asgje.Presin dmth te spounohet mga dikush tjeter se ato 5 milione euro pasuri qe thuhet se sekuestruat tani nuk perbejne proveateriale per Spak ?!!!