Durrës: Një person në kërkim plagos dy policë duke tentuar ti shtyp në rrugë

10 Qershor 2022, 08:02Kronika TEMA

 

Durrës: Një person në kërkim plagos dy policë duke

Dy efektivë të Policisë së Durrësit kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e të enjtes, orës 22:40, në lagjen nr 1, Durrës pasi një makinë nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, por e ka goditur.Sipas informacioneve të para, patrulla e policisë pasi ka parë që makina nuk ka ndaluar, ka qëlluar në ajër, duke bërë thirrje që mjeti të ndalonte.

Autori eshte nje person ne kerim i quajtur Hysen Pici. Hysen Pici nuk iu bind forcave blu për të ndaluar automjetin luksoz dhe vijoi lëvizjen duke i përplasur policët. Sipas policise  Pici kishte me vete armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me AMP, nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e  plotë të  rrethanave  dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

1 Komente

  1. k
    kujtimi

    I bej thirrje policise dhe gjithe drejtesise mos injoroni shtetin, polici eshte perfaqesurs i shoqerise shqiptare per ta ruajtur dhe mbrojtur ate. Ne keto raste policia duhet te qelloje direkt mbi kriminelin. Kur shteti vete injoron policin ja cfare ndodh, ben ligji shkelesi i ligjit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje