
Në emisionin "Të Paekspozuarit" ka qenë i ftuar Dorian Matlija, avokati i ish drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi, i cili shpjegoi të gjithë elementet e dosjes së tij.
Sipas avokatit dhe dokumentave që ai paraqiti, Gëllçi ka evituar penalitete ndaj RTSH-së, duke shpëtuar 60 milionë lek nga paratë e shqiptarëve dhe se nuk ka asnjë provë që ai ka shpërdoruar detyrën, përkundrazi ka zbatuar ligjin.
Avokati tha se Gëllçi ka "shkelur në kallo" të dikujt dhe se vendimi nuk bazohet në ligj dhe se nuk ka asnjë dëm ekonomik, ndaj vendimi i gjykatës është arbitrar.
Avokati e shpjegoi me dokumenta se nuk ka patur asnjë shkelje ligji dhe se nuk ka një dëm ekonomik, përkundrazi Gëllçi ka vepruar në interes të publikut.
Ja shpjegimi i plotë i çështjes:
"I kam kërkuar regjisë, të shfaqë disa dokumenta që të mos flasë avokati mbrojtës, por të flasin dokumentat.
Dikur pati një nevojë që kanali RTSH Jetë, të kthehej në RTSH Agro. Ishte ministria e Bujqësisë që kishte interes të fokusohej më shumë te Agrobiznesi. Kërkohej nga Ministria e Financës të jepej fond. Kishte xhirime të vështira, nëpër gërxhe, baltë, etj. Çeli fondin qeveria. Fondi është 100 milionë lek dhe është dhënë në shtator 2018.
Kur u bë plani, doli urdhëri i prokurimit i datës 12 tetor. Ka një VKM që thotë nuk bëhen tendera pas 15 tetorit. U hap tenderi në 12 tetor, brenda afatit. Në këtë tender, dalin dy firma, EruoKontakt dhe TBS. Është krijuar një mit, që ai që ka ofertën më të lirë, e kanë skualifikuar pa të drejtë. Por, ajo ofertë është e parregullt. Në datën 20 dhjetor, Komisioni i Prokurimit Publik, thotë të mos pranohet ankesa e kësaj kompanisë. U ankua në gjykatë Administrative, firma që humbi tenderin. E humbën edhe në gjykatë. Pra u saldua përfundimisht fakti që kjo kompani nuk kishte lidhje me këtë tender.
Me kaq mbyllet historia, miti në publik, që ka patur vjedhje se ja diferenca në ofertë. Këtë nuk e ngriti prokuroria. Kjo është për të sqaruar mitin publik dhe komunikatën e parë që është bërë, edhe pse nuk ka dalë ndonjëherë në gjyq nga prokuroria.
Thoma Gëllçi, sapo u mbyll procedura e ankimimeve, ka shkuar në SHBA, sepse ishte shtetas amerikan. Ka dalë në 23 dhjetor dhe ka ardhur në 13 janar. Ai nuk ka qenë në institucion dhe e merr detyrën zv.drejtori i përgjithshëm, Martin Leka. Lidhet kontrata në 24 dhjetor. Me këtë fillon puna. Thomai ishte në SHBA. Punën e bënte zv.drejtori sipas statutit.
Kontrata, duket që afati është deri në 6 shkurt, të vinin të gjithë mallrat. Afati ndërpritet në 31 dhjetor, se buxheti i ka lekët deri në fund të vitit dhe pastaj digjen. Kontrata nis zbatimin sepse ishte brenda dhjetorit. Ka një urdhër të ngritjes së grupit të punës për të pranuar mallrat. Janë faturat për mallrat që erdhën. Në një moment të caktuar kur mbaroi buxheti, në 4 janar, Martin Leka, i shkruan Ministrisë së Financave, ju lutem na alokoni fondin sepse nuk e përballojmë dot, ndryshe rrezikojmë penalitete. Nuk i përgjigjet Ministria e Financave. Kthehet Gëllçi nga Amerika.
Në 1 shkurt, kompania që fitoi tenderin, sjell një kërkesë, të dorëzohen mallrat sepse mallrat ishin gati. Në 6 shkurt mbaronte afati. Mirëpo Thoma Gëllçi, i shkruan sërish Ministrisë së Financave, rrezikojmë penalitete po morëm mallrat dhe po nuk e paguam në kohë. I përgjigjet edhe kompanisë i thotë jemi në pritje të rialokimit të fondeve. Nëse brenda 6 shkurt, nuk na vjen përgjigje nga ministria, do të vendosim afat tjetër. Në 7 shkurt kthen përgjigje Ministria dhe shkresa mbërrin në 11 shkurt në RTSH. I thotë vijoni paguani, por lekët e plota do ti marrësh kur të kemi paratë.
Cfarë do të bënte një drejtor i përgjithshëm në këtë situatë?
Thomai, pasi erdhi konfimimi nga Ministria e Financave, në 15 shkurt, bën një kontratë shtesë dhe thotë meqenëse kompania i kishte mallrat gati, po të kenë afat të dytë ti dorëzosh. Kontrata thotë pagesat do të kryhen brenda 365 ditëve sepse nuk kishte garanci se kur do të vinin paratë, por Ministria e kishte konfirmuar se do ti jepte. Pra u bë afati më i gjatë që RTSH të mos paguante penalitete. Doli më në fund akti normative për të dhënë fondin, është 24 dhjetor 2019.
Sikur ta dinin specialistët që kjo punë do të vononte, prandaj i thanë vonoje një vit pagesën. Dhe qeveria ia dha me 10 muaj vonesë. Ka dhënë fiks 100 milionë lek.
Nëse nuk do të bëhej kontrata shtesë, penalitetet do të ishin 5,909,380 lek.
Prokuroria thotë pse ke bërë shtesë kontrate, sepse kjo bëhet për forcë madhore vetëm.
Vonesa dhe zgjatja e afatit bëhet në rastin e forcës madhore, ose në rrethana të tjera nëse është në interesin publik, sipas ligjit.
Nëse Autoriteti Kontraktor është dakord, zgjatja e afatit hyn në fuqi me një amendament. Pra ligji thotë bëj një kontratë shtesë.
Këta e futën në burg pse ka shpëtuar 60 milionë lekë.
Nuk u ngrit kurrë pretendimi që Thomai të ketë përfituar vetë apo të kenë përfituar të tretë. As nuk ka bërë dëm, asgjë, përkundrazi ka shpëtuar 60 milionë lek penalitete.
Ai dënohet. Pse u dënua Thoma Gëllçi? Të gjithë letrat nuk flasin kundër tij por pro tij", deklaron Dorian Matlija.
Turp i madhe eshte kjo ceshtje
Cdo shqiptar qe futet ne burg prej 32 vitesh vetem per te shpetuar parate e shqiptareve!
Liri per Thoma Gellçin. Viktime e padrejtesise shteterore.
Liri per Thoma Gellçin. Viktime e padrejtesise shteterore.
Po thuaje qe i ka prishur qejfin Rames dhe prandaj nga inati ai do ta kalbe ne burg. Ne fund te fundit ashtu sic e solli ashtu e perzuri. Cfare prisni kur i serviloseni nje psikopati!
pra prokuroret e SPAK-ut i ka nen vartesi Rama? Prandaj ata/prokuroret nuk hetojne Berishen se nuk do Rama. Pra Rama qenka ne kundershtim me Ameriken dhe kjo e fundit vazhdon ta kete mire dhe shume mire me qeverine e Rames.
Une e kam thene edhe para disa ditesh se i nderuari Gellçi eshte njeri i paster,por ne kete vend duhet te jesh i ndyre qe te nderohesh. Kushedi se kujt ministri apo zv ministri i ka prishur planin e vjedhjes, edhe ata e kane hequr qafe... LARG NGA SHQIPERIA!
Po pikerisht pra, duhet te linte te kalonte afati qe kompania te fitonte penalitetet qe ne finale do i merrte dikush atje lart. Gellçi u prishi planin dhe atyre nuk u del inati se u hoqi nga dora 60M (te reja)
PIKA QE SU BIJE, THOMA GELLÇI BURRE I NDERSHEM? HAHAHA.. AI ESHTE NJE KOKER HAJDUTI QE SKA SHOKUN. AVUKATI MATLIA JA FUT KOT. BEN BERR BERR PER PROCEDURAT E SHKELURA. E DENUAN SE E KANE INAT RIVALITETI. KUSH? SE THOMAI ESHTE ZGJEDHJE KEMBENGULESE E 2 VLLEZERVE RAMA. I OLSIT QE E SOLLI NGA SHBA ÇOME MAVRINE DHE I EDVINIT QE PER TE BER ÇOMEN DREJTOR TE RTSH NDRYSHOI LIGJIN. E KUSH E KRUNTE ME THOMA TRIMIN. JA FUTI VETES NGA LAKMIA PER PARA. KJO ESHTE ÇESHTJA. U ZILEPS NGA QE MARTIN LEKU BENTE KERDINE ME HAJNI DHE PERFUNDOI NE BURG. TRETE DHE ATE DHJOM QE TE KA MET ÇOME SE NGA PAS DO KESH MARTININ E LEKAJVE ME 6 SHTEPI.
Vetem fjale the qe sigurisht i mer era. Ke ndonje fakt o zoteri per korupsion te Thomait? Avokati dha sqarimin dhe faktet sipas tij dhe nese eshte keshtu sic deklaron avokati, atehere akuza e prokurorise eshte nje absurditet, ndersa vendimi gjykates eshte kriminal! Nese nuk je dakort me thenjet e avokatit atehere argumentoi me te verteten tende! Por brockulla ne ajer mos lesho se eshte turp!
Ti Dani duhet te jesh pusht I Frangaj ose asaj baxhellës se Top Kanalit. Po pse mor burre kurvë flet si te te vije nga bytha!? Pse mor birkurve I gëzohesh burgut të tjetrit kur te gjithe e dine qe ja futen se u perpoq qe njerezit prfshi edhe karakurva bythqimë si puna jote te shihnin kampionatin bot/euro/ dhe kombetaret pa pagese? Eshte e shkruar qe ai qe I uron burgun tjetrit " per qejf te Edvinit" si klysh do te ngordhe ne burg per vehte. Qen bastard!
Sa te peshtire qe jane ! E dine ehe femijet qe Thomai ishte nje hajdut me cizme i pangopur.
Come Gellcin Partia e dergoi Drejtor ne RTSH, po Partia e hedh ne burg pasi e shtrydh. Dhe Comja per hater te Partise do ti beje ca vite burg se nuk behet qameti...ashtu si vocrraku Saje Qorri, ai "me i suksesshmi" minister i Rames!
U desh kjo panorama e avokatit te z.Gellci,..qe te kuptohet mire cishte kjo ceshthje,...por keta prokurore,gjyqtare..etj ne sistemin e drejtesise nuk kuptojne vaktet,..apo nuk dine ti japin artikulimin ligjor... Taksirate qe shteti te paguajme dhe demshperblimet per pafajesine e priteshme te z.Gellci