
Policia e Vlorës ka përmbyllur një operacion antidrogë me arrestimin e tre të rinjve – njëri prej tyre nga Prishtina.
Këta të fundit, tregtonin droga të rënda të llojit “Ekstazi” dhe “MDMA”.
Njëri prej të arrestuarve është një 26-vjeçar nga Prishtina.
Shtetasit me iniciale Rr.B., i janë gjetur gjatë kontrollit fizik plot 80 tableta me lëndën “Ekstazi”.
Operacioni policor i koduar “ECSTASY 22” u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë.
Kjo, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë.
Të arrestuarit mbanin me vete 26 gramë lëndë të dyshuar narkotike MDMA dhe 141 tableta lënde të dyshuar narkotike Ecstasy.
Efektivët sekuestruan edhe një shumë parash e cila dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
E. B., 21 vjeç dhe E. M., 17 vjeç, ishin banues në Tiranë.
Të tre të ndaluarit janë arrestuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje