Dëmtohet gjatë punës në uzinën e ferrokromit në Bradashesh, 51-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

4 Qershor 2025, 14:32Kronika TEMA
Dëmtohet gjatë punës në uzinën e ferrokromit në

Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë punës në uzinën e ferrokromit në fshatin Bradashesh të Elbasanit.

Ende nuk dihen rrethanat e incidentit, ndërsa raportohet se i dëmtuari është dërguar për mjekim në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

“Në fshatin Bradashesh, dyshohet se gjatë punës në uzinën e ferrokromit, është dëmtuar shtetasi R. M., 51 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spital dhe është në kujdesin e mjekëve”, informoi sot policia.

Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Lini një Përgjigje