Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës - Mbërrin në Shqipëri letërporosia për t’u marrë në pyetje Astrit Prenga dhe Gëzim Shullani

4 Qershor 2025, 11:05Kronika TEMA
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës - Mbërrin në

Në gjykatën e posaçme vijon seanca për vrasjen, rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, me të pandehur, Dritan Rexhepin dhe Aldo Majnishtën.

Sot togat e zeza relatuan një letërporosi që ka mbërritur në Shqipëri për marrjen në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, të vëllait të Jan Prengës, Astrit Prenga dhe Gëzim Shullanit.

“Para se të rishqyrtojmë kërkesën tuaj, duam të dimë statusin penal të personave që do dëshmojnë, detaje mbi pyetjet që do t’u jepen shpjegime, akuzat për të cilat duhen marrë në pyetje dëshmitarët, sesi mund të shërbejë dëshmia e tyre në hetimin e SPAK.

Të ngarkohet policia britanike për të bërë pyetjet që autoritetet shqiptare do të na vënë në dispozicion”, thuhet në letërporosi.

 

Lini një Përgjigje