“Deputetët pa certifikatë sigurie”, anulohet raportimi i Vlora Hysenit për Kosovën

19 Qershor 2023, 13:45Kronika TEMA

“Deputetët pa certifikatë sigurie”, anulohet raportimi i

Kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni këtë të hënë ishte parashikuar që të raportonte para komisionit të Sigurisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Seanca është anuluar për shkak te kryetari i Komisionin Nasip Naço ka thënë se një pjesë e deputetëve nuk ishin të pajisur me certifikatën e sigurisë.

Ndërkohë certifikata e Sigurisë është një dokument që merret pranë qeverisë dhe u jep të drejtën deputetëve që të marrin informacion të klasifikuar siç mund të ishte në këtë rast.

Ndërkaq deputetët demokratë shprehen se vetëm një prej tyre ka një dokument të tillë, ndërsa të tjerëve edhe pse kanë aplikuar sipas tyre u është vonuar qëllimisht.

Mësohet se për këtë shkak është ndërprerë edhe raportimi vjetor edhe ai për Veriun e Kosovës

2 Komente

  1. P
    Pilo Lala

    Salianji mund te marri certificate burgu, por jo sigurie. Monika akoma me keq.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pirdhni se liroheni.

      Foto qe shoqeron artikullin flet sa 1 mije fjale: Tre burra deputete pa certifikatye sigurie.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje