Deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka dhënë një paralajmërim të qartë për opozitën lidhur me procesin e reformave të domosdoshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në një intervistë për emisionin “Tema e Ditës” me Arbër Hitajn në RTSH, Koçeku theksoi se puna përpara është intensive dhe nuk mund të mbetet peng i mospranisë së opozitës në komisionet parlamentare.
“Ne e kemi shumë të rëndësishme që të vazhdojmë me punë intensive që na pret përpara sa i përket reformave që ne duhet të bëjmë për integrimin në BE. Për këtë janë ngritur edhe shumë komisione të tjera shtesë me qëllim përshpejtimin e këtij procesi. Ka patur edhe përplasje me opozitën, por besoj se nuk do ta lejojmë që të bëhet pengesë për punën tonë, pasi progresi drejt BE është shumë më i rëndësishëm se gjërat e tjera”, u shpreh ajo.
Deputetja e PS e cilësoi të padrejtë mungesën e opozitës në komisionet e posaçme, duke theksuar se kjo sjell penalizim të procesit.
“Është një paralajmërimi i fundit që i është bërë edhe nga kryetari i grupit. Do t’i presim edhe këtë muaj dhe nëse ata do vazhdojnë të mos marrin pjesë, atëherë ne do të vazhdojmë me punët që na presin”, tha Koçeku.
Pak si e dyshimte qe nje deputete te ket dashuri kaq te madhe per njerezit qe duan te trasformojne ne regres shqiptaret Gonxhe merr mesim dhe perjashtoje kete bibe qe adhuron SL Katramin