“21 janari”, 15-vjetori i krimit shtetëror: Të mërkurën, ceremoni përkujtimore për 4 protestuesit e vrarë

20 Janar 2026, 13:41Kronika TEMA
“21 janari”, 15-vjetori i krimit shtetëror: Të

Të mërkurën do të mbahet ceremonia përkujtimore për 4 protestuesit e vrarë në 21 janar 2011.

Tashmë bëhen 15 vite nga krimi shtetëror, por familjarët presin ende drejtësi. Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, janë katër protestuesit e vrarë 15 vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Katër viktimat e 21 janarit 2011 u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

Në korrik të 2024 Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës.

Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar vrasjen e katër protestuesve si “krim shtetëror që duhej zbardhur”.

4 Komente

  1. D
    Drejtesi e vonuar=drejtesi e munguar

    21 Janar 2011 - 21Janar 2026 15 vjet pritje per tu gjukuar autoret e urdheruesit e pushkatimit kater njerzve , kater prnder ne mes te dites , ne mes te bulevardit , krejtesisht jashte zones te rrezikut , te pa armatosur , po edhe ne kohen qe protesta ishte drejt fundit . Ka 15 vite qe autoret kryesore jo vetem nuk jane denuar po bejne te ndershmin , bejne presion politikes dhe drejtesise e perdhosin jo vetem viktimat e familjaret e viktimave po tallen me nje popull te tere . Mendoj se 15 vite pritje jane jo boll po jane shume , shume gjate pritje per tu vendosur drejtesia per viktimat e femijet e tyre. Gjithashtu mendoj qe ky popull megjuthse fukara paguan shume shtrenjt prokurore e gjukates per te vendisur drejtesia ne vend . Ka skaduar c'do afat logjik dhe mendoj se familjarve e tere popullit i lind e drejta qe neser te shkojne pra spakut dhe ti marrin me hu tu thyejne brinjet sidomos atyre qe i kane pasur keto dosje dhe jo vetem nuk kane vepruar por kane bere c'mos qe te mos i marrin fare ne konsiderate dhe vecanerisht Dumani u be bashke autor me krye kriminelin sali Berisha e beri gjithca per ta fshehur e tejzgjatur kete krim kaq te rende . Eshte turp i madh qe autoret e pushkatimit te kater njerzve te pa fajshem jo vetem nuk jane denuar po edhe jane te gatshem qe per ti shpetuar drejtesise jane te gatshem te djegin vendin gjoja se ketyre qelbesirave po u shkelen te drejtat e fjaes , kur keta qelbesira jo nuk kane lene gje pa bere po i kane drejtuar edhe armet , automotikun popullit .

    Përgjigjjuni
    1. f
      filispici

      364 dite vjedhje "kudo,ne cdo gje dhe vazhdimit" dhe diten 365-te festojne 21 janarin.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fajtor eshte Spaku frikacaku berishist

        Rama marshimin perkujtimor per 21 janarin duhet ta beje si qytetar i thjeshte perpara Spakut!

        Përgjigjjuni
        1. .
          ....

          Pasi i nxiti përkrahësit të dilnin në protestë duke përdorur si shkak videon që bënte të qartë korrupsionin flagrant të Ilir Metaj, i cili me bllok në dorë i bënte presion ministrit të partisë së tij të bënte atë që kërkonte "Gimi" kundrejt rryshfetit të premtuar, Edi Rama u fsheh vet diku, kur qeveritarët bënë bënë më të pamenduarën, qëlluan dhe vranë "për arsye shtetërore" qytetarët, përkrahës të tij. Dy vjet më vonë, po ky Edi Rama, ndonse sa për sy e faqe delte përvitë bulevardit me karafila në dorë i veshur me çitjane të zeza si plakat e fshatit, e merr dhe bënë qeveri të përbashkët me Ilir Metaj dhe më pas e bënë President të vëndit. Këtë e ka shitur kurdoherë si politikë të zgjuar, si shah, të cilin ai në politikë di t'a luaj më mirë se kushdo. Kjo as e ka penguar dhe as ka për t'a penguar që në mënyrë të përvitshme, i veshur me të zeza dhe me karafila në dorë të tallet me gjakun e atyre fatkeqve në mënyrën më hipokrite, makiaveliste. Tani kushdo me mënd në kokë e ka të qartë se vrasësin në krye të opozitës është ai që e mban, edhe ky veprim një shah politik prej të cilit ai siguron qënien në krye të vëndit në mënyrë të përjetshme.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje