Shefi i shërbimit të anestezi-reanimacionit në QSUT, profesor Krenar Lilaj, ka dalë në një deklaratë për mediat pas situatës së paprecedentë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur në spital u ndërpre furnizimi me energji elektrike.
Sipas Lilajt, ndërprerja e energjisë nuk ka cenuar kujdesin ndaj pacientëve. Ai sqaroi se pacienti që humbi jetën ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe vuante nga hemorragji e rëndë, duke theksuar se vdekja nuk lidhet me ndërprerjen e energjisë elektrike.
Profesori bëri të ditur se furnizimi me energji elektrike në QSUT është rikthyer rreth orës 09:45.. I pyetur për arsyet pse nuk funksionuan gjeneratorët rezervë gjatë ndërprerjes, Lilaj u shpreh se kjo nuk është çështje që i përket shërbimit të tij dhe se përgjigjja duhet kërkuar te instancat përgjegjëse.
Ngjarja e mbrëmshme ka ngritur shqetësime mbi sigurinë infrastrukturore dhe funksionimin e sistemeve rezervë në institucionin më të madh shëndetësor në vend, ndërsa priten sqarime të mëtejshme nga autoritetet përkatëse.
"Nuk mund të them, si mund të them? Që është normale ndërprerja e energjisë elektrike në njësinë e terapisë intensive? Detyra ime si mjek është që të mbroj jetën e të sëmurëve. Detyra ime dhe e stafit që unë drejtoj. Në çfarë do lloj situate, ne jemi të gatshëm për të përballuar këtë situatë, në mbrojtjeje të jetës së të sëmurëve. Kaq, kjo pyetje nuk më përket mua.
Për humbjen e jetës së një të dënuari që po trajtohej në njësitë e terapisë intensive të kirurgjisë, gjendja e tij ishte shumë e rëndë. Në njësitë e terapisë intensive janë të sëmur që kërcënohen nga vdekja dhe gjendja e tij ishte mjaft e rënd, jo vetëm natën e mbrëmshme, por ishte e rëndë që në ardhje, që ditën që është shtruar, për t’ju nënshtruar një interventi kirurgjikal, të dielën pasdite. Të dhënat janë argumentuar në kartelën klinike që gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë. I sëmuri vuante nga ceroza hepatike dhe ka pasur një hemorragji masive intraabdominale, për të cilën edhe është trajtuar kirurgjikalisht. I sëmuri është ndarë nga jeta në orën 04:13 minuta të mëngjesit, ndërkohë që furnizimi me energji eklektike është rikthyer rreth orës 21:40. 21:45 minuta.
Pajisjet back up gjatë përdorimit normalisht konsumohet. Në kushtet kur ti ke 9 të sëmurë në këtë rast, vendimi që morëm ne për transferimin e e të sëmurëve ishte pikërisht për të shmangur rënien e njëkohshme të funksionimit të këtyre pajisjeve dhe që do shkaktonte probleme për pacientët dhe transportin e tyre. Nuk mund ta them që sa është koha e tyre, por ato sigurojnë një furnizim të aparateve për rreth 5-6 orë." - u shpreh, mes të tjerash, Lilaj.
Ky maskara, mire qe thote qe dritat u rikthyen ne 09;45,por kur iken??!! Ne cdo kohe dhe kujtdo qe ti ndodhte kjo situate, eshte krim! Te denohet fajtori!!!