
Paraditen e sotme një 23-vjeçar ka tentuar të vjedhë në një filial banke në Unazën e Re në Tiranë, por pa rezultat, pasi është arrestuar nga policia në momentin që ka tentuar të thyej xhamin.
Mësohet se i riu i identifikuar si Enrik Ismalaj, ka qenë i vetëm në ngjarje, ndërsa kanë qenë banorët e zonës dhe alarmi i bankës që i kanë prishur mësë shumti planet.
Islamaj është arrestuar edhe 3 herë të tjera më parë për vjedhje. Ai ka mundur të hapë derën e parë të bankës me mjete rrethanore dhe më pas ka tentuar të thyej xhamin me gurë dhe tulla, por nuk ia ka arritur dot.
I riu herën e parë që është marrë në pyetje ka pretenduar se nuk kanë qenë ai, edhe pse policia i ka identifikuar lehtësisht nëpërmjet kamerave të sigurisë, pasi autori nuk ka qenë i maskuar.
Pasi është marrë sërish ne pyetje ai ka dëshmuar se ka qenë kushte depresive dhe nuk ka qenë i vetëdijshëm për veprimet që po kryente.
Lini një Përgjigje