
Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 3 ushtarakët e arrestuar për kanabisin e mbjellë në repartin ushtarak 10-60 në Zall-Herr.
Gramoz Mullai, Rustem Koci dhe Gentjan Zhurda të cilët akuzohen për shpërdorim detyre nuk e kanë pranuar autorësinë e veprës penale për të cilën akuzohen.
Ata mësohet të kenë thënë se reparti ushtarak të Zall Herrit shtrihet në 140 hektarë tokë çka është e pamundur për t’u kontrolluar e gjitha.
Mbrojta pretendon se pa aktekspertim nuk mund të akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.
Tre ushtarakët e arrestuar kanë pretenduar se kanë lajmëruar eproret e tyre për territorin e thyer dhe për pamundësinë për ta kontrolluar të gjithin.
Dy ditë më parë në kuadër të operacionit “FOKUS” policia e Tiranës asgjësoi 125 bimë kanabis të mbjella brenda territorit të repartit ushtarak në Zall Herr. Bimët narkotike ishin të shpërndara në 6 parcela në zonën e pyllëzuar.
Ajo që ka befasuar më shumë policinë ka qenë fakti që bimët kanë qenë deri 2,7 metra të larta, që do të thotë se janë kultivuar prej të paktën prej 3 muajsh.
E bukur kjo, kta paguhen per te mbrojtur territorin e atdheut , por ankohen se nuk kontrollojne dot territorin e repartit. O zot na ruaj nga ndonje lufte.
Hajde Ushtarakë hajde. ....Por kur nuk mbroni dot 14 hektarë, si do mbroni 28 000 km2 të Republikës Shqipëtare more zotrinj, apo e kini laf për të thënë para gjykatës. TURP.