Falsifikoi dokumentet e nxënësve, pezullohet nga detyra drejtoresha e gjimnazit në Pogradec

6 Gusht 2023, 15:28Kronika TEMA

Falsifikoi dokumentet e nxënësve, pezullohet nga detyra drejtoresha e

Një drejtoreshë shkolle në një gjimnaz në Pogradec është pezulluar nga detyra pasi dyshohet se falsifikonte dokumente të nxënësve në shkollë. Bëhet fjalë për Valentina Meçen.


Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë bënë ekzekutimin e masave “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për shtetasen V. M., 48 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, me detyrë drejtoreshë e shkollës së mesme Çërravë, Pogradec, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente të nxënësve të kësaj shkolle.

 

1 Komente

  1. s
    sapa

    Jo ore se nuk eshte e vertete.Pyetja eshte :a ka mbetur ndonje i ndershem ne zyrat shqiptare cfaredo lloj posti qe te kete?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje