Kishin mbetur të bllokuar në pyllin e Divjakës, Policia u vjen në ndihmë 8 turistëve italianë

6 Gusht 2023, 12:54Kronika TEMA

Kishin mbetur të bllokuar në pyllin e Divjakës, Policia u vjen

Tetë turistë italianë janë ndihmuar nga Policia e Divjakës pasi dy makinat e tyre kishin mbetur në baltë.

Mësohet se gjatë mesnatës së djeshme, tetë turistë italianë të cilët po eksploronin lagunën e Karavastasë dhe pyllin e Divjakës, janë bllokuar pasi dy makinat me të cilat po udhëtonin kishin ngecur në baltë si pasojë e reshjeve të shiut.

Menjëherë pas njoftimi të marrë, efektivët e Policisë së Divjakët u kanë shkuar në ndihmë turistëve.

Ata kanë përdorur një makinë teknologjike tip “skrep” për të nxjerrë nga balta dy autmomjetet. Turistët më pas janë shoqëruar në një vend të sigurtë nga autoritetet dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Divjakë

Iu ngecën automjetet në baltë, në pyll, gjatë mesnatës, dhe për këtë shkak iu pamundësua kthimi, Policia e Divjakës iu shkon në ndihmë 8 turistëve italianë.

Mesnatën e djeshme, Komisariati i Policisë Divjakë ka marrë njoftim se për shkak të shirave, 2 automjete me të cilat 8 turistë italianë eksploronin lagunën e Karavastasë dhe pyllin e Divjakës, kishin ngecur në një pjesë rruge me baltë.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën, kanë shkuar në zonën e sinjalizuar dhe përmes përdorimit të një makine teknologjike (skrep), i kanë nxjerrë 2 automjetet nga rruga me baltë ku kishin ngecur.

8 turistët janë shoqëruar me automjetet e Policisë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Këta turistë kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe humanizmin e shfaqur gjatë ofrimit të ndihmës.

2 Komente

  1. B
    Boll më me keto budallalleqe

    Çfarë heroizmi.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tit Vasili

      Heroizem si te ben per te dhjere , si ne PPSH , menjehere nisen punen , dhe jane ne gjendje te mire shendetesore thua se kishn dy jave te ngecur ne balte, edhe kjo pune si puna e portofoleve te hedhura ne rruge dhe te dorezuar sa per nje fotografi , per te thene se me koke katrorin punet jane me mire

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje