
Është arrestuar në Kosovë njëri prej pjesëtarëve të grupit kriminal në lidhje me rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur më 17 janar të vitit 2020.
I shumëkërkuari u arrestua pas bashkëpunimit të Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë në kuadër të operacionit “Pengmarrja”, ku në momentin e kapjes ka paraqitur dokumentet e një shtetasi tjetër.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është njëri nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jani Prengës në Kamëz.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.
Gjithashtu, Gjykata e Apelit të Shkodrës, në vitin 2016, e ka dënuar me 3 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burgim), për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Pritet që 29-vjeçari të ekstradohet drejt Shqipërisë.
Si e ka emnin ky i arrestumi, pse nuk e tregoni? Mos o Rajmond vlonjati mor aman se ka koh qy o mçef ka komentet ene i ka veshtirsu punen Foltores.
Mos harroni ti permendni edhe hedhjen e shtyllave te tensionit ne ere!Apo keto ishin me urdher te shtabit te pergjitheshem te PD e per rrjedhoje nuk ka akuza dhe nuk gjykohen!
Jo kethim se do ta lirojne keta bythgrisur per nje sapun