Detaje nga ngjarja në Ulëz: 23-vjeçari u qëllua teksa ishte në lëvizje, makina përfundoi në liqenin e Shkopetit

9 Korrik 2025, 09:17Kronika TEMA
Detaje nga ngjarja në Ulëz: 23-vjeçari u qëllua teksa

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Mat, ku një i ri 23-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportimeve i riu Renis Dobra po lëvizte me një automjet kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar. Policia njoftoi se 23-vjeçari është denoncuar si i humbur nga babai i tij. 

Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit.

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. 

 

 

Lini një Përgjigje