Tragjedia në Shkodër, kush ishte kapiteni i anijes që dha jetën për të shpëtuar dy turistë!

8 Korrik 2025, 19:55Kronika TEMA
Tragjedia në Shkodër, kush ishte kapiteni i anijes që dha

Një 51-vjeçar, me detyrë kapiten i një anije që bënte guidë turistike në liqenin e Shkodrës, është mbytur në tentativë për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë.

Arben Alamani, gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur. Ndërsa turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas kësaj ngjarje tragjike, ka reaguar Bashkia e Shkodrës, e cila pasi shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerit, vlerëson aktin guximtar të kapitenit, i cili dha jetën e tij për të shpëtuar të tjerët.

“Sot, Bashkia Shkodër humbi një nga njerëzit e saj më të përkushtuar, kapitenin e anijes turistike, Arben Alamani, i cili humbi jetën gjatë një akti heroik për të shpëtuar dy turistë që po rrezikoheshin të mbyteshin në liqenin e Shkodrës.

Një akt humanizmi, por fatkeqësisht me një fund të hidhur. Arbeni ishte gjithmonë në shërbim të vizitorëve dhe turistëve, duke dhënë kontributin e tij me pasion dhe përkushtim deri në momentin e fundit të jetës.

Bashkia Shkodër shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alamani në këtë moment të vështirë” – shkruhet në mesazhin e Bashkisë Shkodër.

24 Komente

  1. k
    kxp

    Ngushellime familjes.Jeleket e shpetimit duhet te jene me detyrim per bizneset qe operojne mjete lundruese.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Minimumi janë jelekët. Bashkia duhej të vepronte përpara kësaj. Në Shkodër dihet që në atë liqen njerëzit mbyten dhe nuk ka rëndësi sa notar i mirë je. Kam qenë në motobarkën "Mitro Xhani" kur ndodhi tragjedia më e tmerrshme në historinë e njohur të atij liqeni. Nuk ka Shkodran që nuk e njeh rrezikun e atij liqeni. Si ka mundësi që askush në Bashki nuk e ka menduar këtë më përpara? Ngushëllime familjes!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjynah

        Vertet. Me jelek shpetimi edhe me dashte nuk mbytesh dot sepse të mban mbi ujë. Por nuk e kuptoj se si ka ndodhur mbytja. Anijet kanë breza shpetimi, varka shpetimi, litarë. Gjynah ky kapiteni, ngushellime familjes, SE duket që ka qenë njeri i mirë, por duhej shmangur.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sulmzmr

          te le zemra kur ben sforco te papritur

          Përgjigjjuni
        2. N
          Ngushellime Familjes se te ndjerit !

          Korrekt . Pesohet gjithmon aty ,ku injorohen Rregullat e Sigurise ,kudo ,jovetem ne Lundrim . Nuk rrespektove ti,si i pari /Pergjegjesi kto rregulla ,kostua qe paguan eshte Fatale ,si dhe Mjerisht i ndodhi Drejtuesit te Motorrbotit . Mjerisht kjo eshte Shqiperia ,kto 35-vjet Shkerdhatash ne Politike ,qe jan ne ate Parlament dhe ne FakeQeverrite ,qe s'kan ditur gje tjeter kto 35-vjet Kurveri Politike - vec te Shkaterrojn-Vjedhin-Tradhetojn- e kafsjhohen si qen ,per Pushtet ,mbas se cilit mendojn vetem per Pasurim - vjedhje te Shqiperise -duke e nxjerr Shtetin ,para gjith popullit jashte cdo koncepti ,qe nenkupton Shtetin e Vertet per nji popull

          Përgjigjjuni
        3. A
          Aron

          Ngushellime. U prehte ne paqe!

          Përgjigjjuni
          1. X
            X

            Perse vizitoret dhe vete ekuipazhi nuk ishin te veshur me jeleke shpetimi?

            Përgjigjjuni
            1. X
              X

              Perse vizitoret dhe vete ekuipazhi nuk ishin te veshur me jeleke shpetimi?

              Përgjigjjuni
              1. B
                BoJo

                Jelekët e shpëtimit janë gjëra bazike për turizmin, ministria e turzmit e ka menjen me bo video i kanë plazhet plot me qënë rrugësh, një fjalë angleze thotë duhet të ecësh para se të vraposh.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lani

                  Ngushëllime familjes! Nuk paskan pasur mjete shpëtimi?!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shkodrani

                    Shume e pa kuptimte, aniije turistesh? Jo jo eshte e pa falshme, kur anijet apo varkat qe shetisin sidomos turiste, duhet te jene te pajisur me jelek shpetimi si edhe me rrathet prej tape te cilat perdoren per shpetimin e personave qe ndodhen ne anije. Edhe nje varke e vogel nuk duhet lejuar pa pasur pajisjet shpetuese. Sidoqofte ngushellime per humbjen e nje jete.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Po

                      Te kishin vdek turistat do ishin ngrit te gjithe si histerike me media e me shtet. Se ne shqiperi per te huajt behet nami per shqiptaret sikur jane miza jo njerez. Tallin dhe trapin plehrat i bejne heronj.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Loni

                        Pastë lënë jetën e gjatë për gjithë ata të afërm që la pas! Mjerisht, kjo nuk është kohë heronjësh, është kohë hajdutësh, ndaj dhe komentet për një akt të tillë kaq sublim kanë për të qënë sa gishtat e dorës. Popull i mjerë, ja kanë tharë tru, shpirt e zëmër ata që i kanë hypur në qafë, shqetësohen më shumë për zotërinë që i rjep lëkurën nëse do e lirojnë nga hapsana dhe jo për vëllanë e tyre i cili dha jetën, shpirtin e tij për të shpëtuar të tjerët. Fisnikëria dhe devotshmëria sot sipas opinionit që shpërndanë banda e hajdutëve janë stoli për budallenjtë. Të shohim, do ketë reagim nga Kryeministri për këtë akt kaq fisnik që i bënë nder vëndit dhe lartëson mirësinë e shpirtit fisnik të shqiptarit?

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Irma

                          Respekt per nje njeri dhe profesionist te pergjegjshem dhe te ndergjegjshem. Ngushellime familjes qe do ta vuaje perjete hunbjen e njeriut te dashur. Kaq i ri. Zoti e cofte ne parajse. Bashkia te paguaje familjen , demshperblimi eshte I ligjshem dhe I domosdoshem. R.I.P Zoti Alamani.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            DmJ

                            Duke shprehur paraprakisht ngushellimet per familjen e te ndjerit si dhe keqardhje per njeriun qe iku me duhet te them se: Kam punuar ne det me vite te pakten 12 vjet. Nje profesionist i pergjegjshem Kapiten nuk do te dilte kurre ne det ose ne liqen ngarkuar me pasagjere pa mjetet minimale te shpetimit qe me sa duket nuk i ka pasur ky mjet. Nje profesionist i ndergejgjshem per rreziqet qe ka nje udhetin me uje do te duhet ti mbante nen kontroll pasagjeret e tij duke dhene udhezime te qarta se nuk mund te ngrihesh ne kembe per te bere foto nuk mund ti afrohesh parmakeve mbrojtes ne fund ose fillim te mjetit lundrues me shume se 40 cm. Por kam dyshimet e mia se zoteria ndjese paste ka qene profesionist i lundrimit mendoj thjesht se ka qene nje punetor bashkie i cili me pare ka qene ndonje varketar ose peshkatar ne liqen e partia e ka futur ne pune. Ftoj kapitenerine e pergjithshme detare dhe ate te Shengjinit qe e ka zonen ne juridiksion te paraqise licencat,pasaporten e detarit si dhe kualifikimet e zoterise qe Gazeta e quan Kapiten.Qe te behesh kapiten ne nje mjet pasagjeresh duhen nja 5 vjet shkolle pastaj nja 15 vjet eksperience duke filluar nga oficeri i III e me radhe deri te titulli Kapiten.Ashtu si e shoh une nese do te behej nje hetim serioz do te dilnin shume fajtore duke filluar nga ata qe e kane punesuar e deri tek ata qe kane detyre te kontrollojne mjetet lundruese dhe ekuipazhet e tyre.Ne fund mendoj se zoteria pervecse viktime fatkeqe eshte po ashtu edhe fajtor i per fatin te tij dhe per pak edhe ate te njerezve te tjere.

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              X

                              Bravo zoteri

                              Përgjigjjuni
                          2. .
                            .

                            Mire jeleke shpetimi nuk kishin veshur se nuk kishte ne anije, po kapiteni a dinte not?

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fufa

                              Ky i shkreti, a kishte goma e tapa shpetuese per veten dhe pasagjeret????????? I kontrollon Bashkia shkodrane keta rregulla??????

                              Përgjigjjuni
                              1. U
                                Ujku Plak

                                Ketu ku une Jetoi ne Gjermani ( nuk flas dot per gjithe Gjermanin se nuk e di) se eshte Lum, Liqen, Det apo dhe nje Kanal 20 cm i thell , Jeleket me Ajer jan me Detyrim per çdo Person qe Lundron, per te Gjitha Mjetet

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sita

                                  Per buken e gojes humbi jeten, Nguhellime familjes

                                  Përgjigjjuni
                                  1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                    Jo vetëm jelekët e shpëtimit, shumë e rëndësishme është të trajnohen për dhënien e ndihmës së parë!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Morali i rigjetur i shqiptarit

                                      Respekt per kete hero, qe ne ditet e sotme jane te rralle, por ..nje hetim duhet hapur si ne gjithe boten

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Arber

                                        Po ju qifsha turistet. Shkojne si lopet me canta ne shpine na rrezikojne edhe popullin tone.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. 1
                                          123

                                          Hero! Shteti ta nderoje se i kemi si ujet e paket

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje