Detaje të reja nga arrestimi i Ervin Matës, del fotoja e tij pas arrestimit! Pritet ekstradimi në Shqipëri

28 Prill 2026, 11:00Kronika TEMA
Detaje të reja nga arrestimi i Ervin Matës, del fotoja e tij pas

Autoritetet braziliane kanë arrestuar Ervin Matën, i dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Sipas të dhënave zyrtare, Mata rezulton i pajisur me disa dokumente identifikimi të huaja, përfshirë pasaportë bullgare me vlefshmëri deri më 8 tetor 2024, kartë identiteti bullgare të vlefshme deri në vitin 2029, si edhe një kartë identiteti paraguajane me vlefshmëri deri në vitin 2030, ku figuron me vendlindje në Mbretërinë e Bashkuar. Në disa regjistra ai shfaqet edhe me emrin Christopher Mark Howie Duarte Vera, i lindur më 28 maj 1987.

Policia e Shtetit bëri të ditur se operacioni u finalizua në kuadër të fazës së re të koduar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit me Interpol dhe agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese.


39-vjeçari akuzohet se ka koordinuar aktivitetin e një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin e rreth 240 kilogramëve kokainë, me shtrirje veprimtarie në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe Europë. Ai fshihej në Brazil duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara britanike.

Hetimet ndaj tij janë zhvilluar në kuadër të një procedimi të SPAK të vitit 2023, në bashkëpunim me Europol, Eurojust dhe disa agjenci të huaja. Gjykata e Posaçme e kishte vendosur më herët ndaj tij masën “arrest në burg” për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

9 Komente

  1. d
    doriani tirane

    ky vend mbaroi

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eri

      Jo nuk ka mbaruar ende. Palloshi akoma nuk ka mbaruar se shpernguluri shqiptaret ne dhe te huaj. Mbase per 5 vitr po. Por jo he per he

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Fakti eshte qe SPAK po ben nje pune te shkelqyer kunder krimineleve. Ku jane ata te fortet qe te hidhnin ne toke per nje veshtrim, ku jane ? Shullazi ne burg, Talo Cela neper tombinot e Cerrikut i vdekur, Vis Martinaj i ka humbur vula pa varr bashke me banden e tij ne varreza, Bajrajt e Shkodres ne burg, ..... e me rradhe.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muli dora vetë

          Si mo mbaroi? Tani që u kap ky mbaroi?!

          Përgjigjjuni
        2. B
          Bravo

          Te gjesh nje te kerkuar ne Brazil eshte sikur te kerkoshe gjilper ne kashte dhe e gjeten bravoooo ...po per kater te vrare para kryeministris si ka mundesi qe nuk gjendet fajtor, kur fajtori del 5 here ne dite ne kazanet televizive.....

          Përgjigjjuni
          1. F
            Forster

            Keta trimat e droges pse nuk i denojne me burgim te perjetshem ne ate shtet ku kapen,por i ekstradojne ne Shqiperi ku sot i eksatradojne dhe te nesmermen i lirojne gjukata e plepave alla Shqiptarshe hajde drejtesi hajde,kesaj i thone:Larg bythes sime.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zeni

              Boli breqani zeni likja kulici banda e saliut

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gita

                Boli i brecanit tonelata droge dhe erzeni doli nga burgu shkon te saliu ben pisonn

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Poshte Spaku i Nongrates!

                  Hajde,hajde! Erdhen nga shpellat,Shisnin misra e cakmake rrugeve te Tirones dhe fituan Titullin Cercen. Sali Serbi i perdori per djegje ,vrasje, dhe plackitje duke i punesuar si punetore Droge duke helmuar Rinine e vendit dhe re Europes I lidhi me njerzit e Sllobodankes ne Mal te Zi dhe me paret e Droges Shkaterroje Saliu gjithe Shqiperine.Ku i Ben pershtypje Cerceneve jete dhe Edukata qytetare e Familjare por sollen ne Tirone edukaten shpellare e gomare.Cuni i Erzenit nipi i Saliut me dhendrrin dhe ky Serb SHIKO ne Bruksel dhe ankohet per Narko Shtetin. O Spak ju mbyt Sperma e familjes nongrata qe i Beni gojore cdo nate,dhe Po jua shkerdhe me para dhe Grate!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje