Detaje të reja nga atentati në Rinas, autorët lëviznin me Toyota me targa greke

11 Nëntor 2025, 15:15Kronika TEMA
Detaje të reja nga atentati në Rinas, autorët lëviznin me

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin e regjistruar këtë të martë te rrethrrotullimi i Rinasit.

Gilmando Dani ishte duke udhëtuar me një mjet luksoz ngjyrë të bardhë bashkë me një person tjetër kur ranë pre e një atentati mafioz.

Dyshohet se autorët kanë lëvizur me një makinë tip Toyota me targa greke. I janë afruar Benzit nga ana e pasagjerit, ku ndodhej Dani dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Dani humbi jetën, ndërsa shoferi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe dyshohet se ka marrë plumba në kokë.

 

Lini një Përgjigje