Banorët e Çërravës në protestë, kërkojnë lirimin e 27-vjeçarit që u konfrontua me këshilltarin demokrat

11 Nëntor 2025, 11:44Kronika TEMA
Banorët e Çërravës në protestë,

Banorët e Çërravës po protestojnë në mbështetje të Kevi Muçllarit 27-vjeçari i cili u arrestua nga policia me akuzën e "goditjes për shkak të detyrës", pas përplasjes me këshilltarin demokrat. 

Banorët kërkojnë lirimin e 27-vjeçarit duke thënë se ai u provokua dhe u godit nga këshilltari demokrat Ëngjëll Shyti.

Përplasja fizike mes këshilltarit dhe 27-vjeçarit ndodhi pas votimit të projektvendimit për dhënien me qira të sipërfaqeve kullotësore në fshatin Çërravë.

Pas procedurës së votimit banorët të pranishëm në mbledhje dolën duke thënë “turp” për këshilltarët që votuan këtë projekt- vendim.

Fshati Çërravë pjesën më të madhe të ekonomisë e orienton tek blegtoria ndërsa banorët nëpërmjet kësaj vendimmarrje nuk dihet se si do të veprojnë pasi më herët ishin shprehur kundër saj dhe në mbrojtje të kullotave të fshatit.

Lini një Përgjigje