Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka paditur në Gjykatën Kushtetuese, kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi vendimin e Apelit për dënimin e tij për kallëzim të rremë publik me 1 vit burg.
Relatore e çështjes është Mariana Semini, sipas raportimeve në media. Sipas Salianjit ai u burgos për shkak të bindjeve politike.
Apeli e dënoi ish-deputetin e PD me 1 vit burg për veprën penale “kallzim i rremë”, por ai u lirua pas 9 muajsh.
Demokrati u lirua më 8 korrik, pasi qëndroi në burgun e Fierit nga shtatori i vitit 2024 ku shleu një dënim me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Përgjithshme e Apelit që e gjeti fajtor atë për akuzën e “Kallëzimit të rremë”.
Kjo akuzë lidhet me një audio përgjim të publikuar nga Salianji ku pretendohej se dëgjoheshin biseda të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për trafik droge. Në korrik Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për liri me kusht dhe që atëhere është paraqitur për shërbimin e provës, dënim të cilin e përfundoi më 26 shtator 2025.
More paçavure njeri.Ti u denove per krimin qe kreve.Ne burg te krijuan mundesine te mbjellesh floke te rregullosh veshe dhe hunde.Bile ne sitalin qe bere nderhyrje krve mardhenie seksuale me Grida DUMEN dhe e le shtatezane e cila me von beri abort.