Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli është paraqitur sot në GJKKO për seancën e parë paraprake pasi SPAK kërkoi kalimin për gjykim të dosjes në ngarkim të tij.
Kryebashkiaku akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit dhe se u kërkonte banorëve vota në favor të PSD-së së Tom Doshit.
Sipas SPAK, gjatë fushatës se 11 majit, Shkreli “u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë në Bashkinë e Vaut të Dejës, në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate”.
Kujtojmë se gjatë fushatës kryeministri Edi Rama iu drejtua Shkrelit në një takim: "Kristian, mos më luaj me dy porta."
Lini një Përgjigje