Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për shqyrtimin e kërkesës së presidentit të PL-së, Ilir Meta për shuarjen e masës së sigurisë. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 14 nëntor në orën 09:00.
Shkak u bë paraqitje e një kërkese nga mbrojtja për përjashtimin e gjyqtares, Saida Dollani me argumentin se muajin e kaluar ka gjykuar çështjen për revokimin e masës e cila vendosi mospranimin. Avokati Kujtim Cakrani u shpreh se njëjta gjyqtare nuk mund të gjykojë të njëjtin person mbi dy kërkesa të ndryshme.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen 'Meta' e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim ndërsa Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. Meta ndodhet në burg që prej tetorit 2024, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje.
Mbylleni brenda koktiganin dhe hidhni celsat ne det…sbesoj se do ket mase me te forte sigurimi …