Një tragjedi e rëndë ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Porcari, një komunë në provincën e Luccës, ku katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbën jetën nga një rrjedhje monoksidi karboni.
Duket se shkaku ka qenë një kaldajë me problem në shtëpinë e tyre, i cili shkaktoi helmin me monoksid karboni.
Sipas mediave italiane, viktimat janë babai Arti Kola, 48 vjeç, nëna Jonida Kola, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, djali Hajdar Kola, 22 vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15 vjeçe.
Një person tjetër, vëllai i kryefamiljarit, u shpëtua në gjendje kritike pas njoftimit të vonuar dhe u dërgua menjëherë në spital. Ky i fundit kishte arritur në vendngjarje pasi familja nuk kishte përgjigjur në telefonat, duke ngritur dyshime për diçka të pazakontë.
Tragjedia ndodhi rreth kohës së darkës, kur vëllai i kryefamiljarit, i shqetësuar për mungesën e përgjigjes, dha alarmin dhe njoftoi karabinierët.
Pasi arritën në shtëpinë trekatëshe, karabinierët dhe burri trokitën disa herë në derë, por nuk morën përgjigje. Ata hapën derën me forcë dhe kur hynë brenda, përballë tyre ishte një skenë dramatike: katër trupa të pajetë në dysheme.
Dy oficerë të karabinierëve që morën pjesë në shpëtim, përjetuan simptoma të dehjes së lehtë nga monoksidi karboni, por fatmirësisht nuk janë në gjendje kërcënuese për jetën. Ata morën ndihmën e parë dhe u transportuan në spital.
Hetuesit ende po punojnë për të zbardhur shkaqet e plotë të ngjarjes, por dyshimet më të mëdha janë për një defekt në kaldajën, i cili mund të ketë shkaktuar rrjedhjen e monoksid karboni në shtëpi.
Tragjedi e dhimbeshme ske car te thuash.
U prehshin në paqe!
Ngushëllime famijarëve. Por o ti gazetar rrjedhe gazi (për djegje) ka shkaktuar tragjedinë a monoksidi i karbonit që krijohet nga djegja jo e plotë dhe mungesës se ajrosjes se banesës?
E keshillueshme per banesat me kaldaje te instaluar brenda shtepise vendosja e nje sensori akustik qe te lajmeron kur ndjen pranine e monoksidit te karbonit. U prehshin ne paqe .
Ajo eshte rrjedhje gazi, zotri nuk eshte djegje gazi,kur ka rrjedhje te ze gjumi si i dehur dhe nuk e kupton.Gazi ne shtepi dhe ne makine me gas eshte bombe qe mund te te shpertheje ne cdo moment,ne rastin konkret nuk ka plasur por ka rrjedhe,njerezit i perdorin nga e keqja,por per mua nuk duhet perdorur fare,nuk duhet futur as ne shtepi e as ne makine. Fatkeqesi e madhe dhe tragjedi e kesaj familje.U prefshin ne paqe!
Po pra dakord jam shkaktar është rrjedhja e gazit(CH4)metanit,jo monoksid karbonit(CO)siç thotë gazetarja!
Besoj se edhe ai "zoteri" po i thote gazetarit,jo ty. Mbase jashte teme,po CO2 cfare eshte atehere?
Mund të ishte fatale edhe për njerëzit që kanë hyrë në atë shtëpi,nga rrjedhja e gazit mjafton vetëm ndejza një dritë,dhe shpërthen nga trysnia e rrjedhjes,
Çfar tragjedie e tmerrshme...