
Pasuria e Alda Klosit tashmë është në sitën e Prokurorisë së Tiranës.
Pas vjedhjes së rreth 120 mijë eurosh në shtëpinë e saj nga Rozeta dobi dhe i biri Havieri, prokuroria nisi verifikimet për pastrim parash.
Përveç deklaratave të pasurisë të dorëzuara në ILDKPI, prokuroria i ka dërguar shkresë Kadastrës dhe bankave të nivelit të dytë për të marrë informacion për Alda Klosin.
I njëjti verifikim po bëhet edhe për Rozeta e Havier Dobin.
Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të zbuluar se kush është pronari i shumës prej mbi 400 mijë eurosh që u zbuluan në tubin e aspiratorit në shtëpinë e pastrueses Rozeta Dobi.
Pavarësisht se këtyre parave deri tani nuk iu ka dalë asnjë posedues, prokuroria po verifikon të gjithë listën e kontakteve ku Dobi ka punuar si pastruese.
Në celularin e të dyshuarës janë zbuluar emra zyrtarësh të cilëve janë marrë në pyetje por asnjëri nuk ka pretenduar vjedhje parash.
Vetë e dyshuara Dobi në dëshminë e saj dhënë para hetuesve ka pranuar se ka vjedhur shumën prej 120 mijë eurosh në shtëpinë e ish-zyrtares Klosi, ndërsa për paratë e zbuluara me vonë në banesën e saj nuk ka pranuar të flasë.
Ndërsa i biri Havier Dobi ka dëshmuar se vetëm ka qenë në dijeni të vjedhjes së kryer nga e ëma por nuk ka informacione për veprimet dhe kontaktet e saj.
Pavarësisht kësaj 21-vjeçari ishte përfituesi kryesor i parave të vjedhura nga e ëma. Megjithëse I papunë ai zotëronte 3 makina dhe shfaqte jetë luksi në rrjetet sociale. (TCH)
Jane para te vjedhura , jane te ardhura te pajustifikuara , hajdutja e rendomte vodhi hajduten me perce shteterore ....kaq e veshtire eshte ta kuptoni ??? Ju per verifikim te plote beni dtyren si policia ashtu dhe prokuroria , vec ne vund nuk ka vend per hedhje hi syve .....sbesoj se sajohet versioni se parte jane te akumuluara me gjak , dhe se mi dha motra ose vellai ne emigracion ???? Vetem te tilla variante sduam te lexojme , jo per gje po eshte bere e modes ......ku i gjete parate ???? Mi dergoi motra ose vellai qe jane ne emigracion .....kur dihet boterisht qe 90% e emigranteve i akumulojne parate me gjak , kursim duke thare mutin e duke e bere kothere per ne dimer .... Eshte shum e thjeshte , hajdutja e rendomte vodhi hajduten qe ka vjedhur shtetin .....me evazion fiskal ,me korupsion , me, me , me .....pak rendesi ka .....eshte e pamundur te mos dale i zoti i nje shume kaq te madhe ....e kane te qarte qe autoret ose te zott e shu es e dine se ci pret ese del se te kujtja jan , jane kahil te bejne te paditirin dhe te vazhdojne veprimtafine e tyre kriminale , se sa te tregojen qe : parate jane te miat dhe te hetohen .....
Nuk i dihet. te shohim a do ti justifikoje parate Klosi\