Detajet tronditëse nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë në Greqi; Po ktheheshin nga një dasmë (zbardhen emrat e viktimave)

18 Gusht 2025, 17:46Kronika TEMA
Detajet tronditëse nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Komotini-Ksanthi në Greqi, ku për fat të keq kanë humbur jetën 3 shqiptarë, dy burra dhe një grua, ndërsa disa të tjerë u plagosën.

Policia grekë po heton shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërsa detaje të reja zbulohen po ashtu.

Aksidenti ndodhi mesditën e së hënës (18/08), në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia, kur një kamion u përplas me dy makina të ndalura, të cilat ishin në një radhë prej 600 metrash. Pas përplasjes makinat shpërthyen në zjarr, duke u marrë jetën 3 shqiptarëve.

Sipas ERT-së, pasagjerët e dy makinave kishin udhëtuar nga Epiri në Evros për të marrë pjesë në një dasmë. Aksidenti ndodhi gjatë udhëtimit të tyre të kthimit.

Ata bërtisnin për “ndihmë”, por askush nuk ishte në gjendje t’i çlironte nga makina që po digjej.

Dëshmitarët okularë raportojnë se përplasja ishte aq e fortë sa një nga automjetet u përfshi menjëherë nga flakët. 

Thirrjet për ndihmë nga pasagjerët e bllokuar i ngrinë shoferët që kalonin aty pranë, të cilët e gjetën veten të pafuqishëm përballë zjarrit vdekjeprurës.

Kush janë viktimat?

Zbardhen emrat e aksidentit tragjik në autostradën e Ksanthit.

Viktimat janë:

Viktor Bushi, 59 vjeç, banues në Metamorfosi, Athinë.

Klarenc Kacaj i datëlindjes 61, banues në Dhrapecona, Ahinë.

Marianka Bushi Aliraj, datëlindje 57 vjeçe.

Dhe e plagosur ne spital ndodhet Mardalena Kacaj e datëlindjes 49. 

Ajo ndodhej në sediljen mbas drejtuesit të automjetit dhe u nxor nga kalimtaret qe iu erdhën në ndihmë.

4 Komente

  1. J
    Juli

    Më falni por nuk e di Greqinë me hartë. Athina është në Epir?!!! Se ata ishin nga Athina. Gazeta shkruan se udhëtonin nga Epiri për në Evros !!!!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Merni per korektor pebsioniste te kohes soc

      Ankohemi per analfabetizem dhe gazetat mbushur me analfabete"e datlindjes dhe vendos vjecet,edhe nje pensionist me 7 vjecare nuk i ben kto gabime

      Përgjigjjuni
      1. m
        mirel

        Po ktheheshin nga nje dasme, o analfabetet e Mero dhiarit? Dasem, trajta e pashquar Dasma, trajta e shquar Epiri ku ndodhet ne Greqi? Kurvat e Meros, sa kocka keni nxjerre sot?

        Përgjigjjuni
        1. e
          edmond (koder rreshen)

          Mos dija,tradhtia ,inferioriteti e kan rrudhur Shqiperin sic thonte Fishta , _sa nje gogel ! Grekeve "BRAVO JU QOFT" jan kembengules dhe inponues ne politiken asmiliues karshi fqinjeve te tyre ! Po ti thuash Grekut ne nje Restorant se dua nje Kafe Turke do ju korigjoj dhe do ju thoj : Jo zoteri Kafe Turke, por Eliniko Kafe ! Po te kembengul klienti ne te tijen se esht kafe Turke, Greket edhe mund ti japin "nje mesim te mir" per mos bindje ! Greket qe nuk asnje lidhje gjeografike me Kosoven ,por per hir te vellazeris ortodokse me Serbin, ish futbollistin ton te kombetares (Korcarin) ,i cili luante ne Greqi dhe kishte ber nje foto me mbishkrimin UCK (ne mos gabohe) tek bluza, e detyruan te kerkonte falje publikisht ne TV,se nuk e dinte kuptimin e inicialeve, ose ne te kundert do ta perzinin nga ekipi ! Per ne Shqiptaret fjala Epir esht e ndaluar,sepse ky Epir e mban Greqin ne gjendje lufte me Shqiperin,dhe gazetari kuptohet se esht njohes i Greqishtes nga shkolla Greke,nga ajo shkoll e cila ben politiken e interesave te saj,por qudia esht me gazeten ton,perse perse nuk ka nje redaksi per miratimin e botimeve ne gazet, per te kontribuar ne njohurit e interesave tona Komtare !!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje