Dhunohet avokati i Sali Berishës, e godasin me levë në mes të Bllokut

29 Maj 2024, 10:06Kronika TEMA
Dhunohet avokati i Sali Berishës, e godasin me levë në mes

Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi ka rënë pre e dhunës ditën e sotme në ish-Bllok.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, ku persona të paidentifikuar e kanë goditur dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Avokati është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga sa mësohet gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbuluar shkaqet.

"Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit, Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve", njofton Policia. 

5 Komente

  1. L
    Luani

    Kokën hëngshi monstra te bythes.., e gjet ksndilin edhe avokat bytha qe bënte si cubë në tv .., po një gje e bëri të mire e la në majë të plepit sali bythën ngaqe eshte idiot në profesion e kudo.., u shofshi me fare e nishan..!!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gim

      Është cub pa ë ne fund, e ke shkruar gabim

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kolegu i SPAK-ut

      Shpellarët e rilindjes vetëm dajakun njohin ju a ka lënë amanet Enveri

      Përgjigjjuni
      1. P
        Populli I varfer.

        Shpellaret vijne nga Vicidoli dhe nuk kane as bese e as fe.Jane hajdut klasik qe thone beni si them une por mos beni si bej une.Dikur flinin me dhine e tani jane miliardier me rroge Shqiperie.

        Përgjigjjuni
      2. L
        LenciT

        Kolegu, je komplet RR.K. C’lidhje kane Rilindesit ketu? Ai palla eshte i Berishes, por mos harro sa e sa ceshtje te tjera ka patur dhe sa vetave u ka hyre ne hak. Nejse, ju dashnoret e Berishes, te h…m, pall K.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje

        Blog Tema